A e ka marrë padrejtësisht një fëmijë pasaportën zvicerane? Gjykata Federale e lejon kantonin e Winterthurit për ta shqyrtuar këtë dilemë, shkruan “srf.ch”.
Për çfarë bëhet fjalë?
Një grua nga Kosova ishte martuar gjashtë vjet me një zviceran, dhe më pas vendosën të divorcohen. Pak pas ndarjes së tyre, erdhi në jetë një fëmijë. Ish burri njohu atësinë, fëmija mori pasaportën zvicerane. Një vendim i rëndësishëm edhe për nënën, pasi në rast të kundërt mund të dëbohej nga Zvicra. Por pasi fëmija i saj është zviceran, atëherë edhe ajo ka të drejtë të qëndrojë në vendin helvet.
Pse erdhi deri te padia e Winterthur?
Winterthur-i ka shqyrtuar anën financiara të detyrimit të mbështetjes së familjes. A është ish burri i saj babai i vërtetë i fëmijës? Pasi në rast të kundërt foshnja humbet të drejtën e të qenurit zviceran. Winterthuri kërkoi testin e atësisë, ndërsa ai refuzoi ta kryejë një gjë të tillë.
Çfarë thotë Gjykata Federale? Ndryshe nga vendimet e deritanishme, Gjykata Federale mundet ta detyrojë burrin që me patjetër të kryejë testin e atësisë. /Bota sot