Profesori nga Kosova mban ligjëratë në Gjenevë

Zvicra

Profesori nga Kosova mban ligjëratë në Gjenevë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Driart Elshani

Profesori i Shkencave Kompjuterike dr. Driart Elshani do të ligjërojë në OKB në Gjenevë për të dhënat e hapura.

Driart Elshani, profesori i Shkencave Kompjuterike do të ligjërojë të martën në Gjenevë në Forumin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Qeverisjen e Internetit.

Në ligjëratën e tij Elshani do të flasë për të dhënat e hapura në rastin e Kosovës.

Në forumin ku do të ligjërojë Elshani, diskutohet edhe për sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera që lidhen me internetin.

Profesorin Elshani e ka përgëzuar për ligjëratën që do të mbajë, edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku

“Sa mirë me pa kësi lajme!! Bravo Driart Elshani!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Në vitin 2014, Driart Elshani ishte i ftuar në Emisionin “Jeta në Kosovë” që iu kushtua të kthyerve në Kosovë pas shkollimit në vendet perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat