Zviceranët me çdo kusht e kërkojnë pulëpjekësin shqiptar në Zvicër, që e ka ndërruar vendin

Zvicra

Zviceranët me çdo kusht e kërkojnë pulëpjekësin shqiptar në Zvicër, që e ka ndërruar vendin

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:55
Shqiprim Hyseni

Pas njëzet vitesh qëndrimi në rrethinën „Löwengarten“ në Rorschach, firma „Natura Güggeli AG“ tani duhet të gjejë një tjetër vend të përshtatshëm. Aktualisht, pulëpjekësi shqiptar Shqiprim Hyseni është duke kërkuar nën ethe për një vend të ri, me ç`rast duhet t`i përfshijë edhe dështimet.

Një epokë është në püërfundim e sipër. Pothuajse njëzet vite me radhë, të premteve në vendin e njëjtë në Rorschach të Zvicrës ka qëndruar një pulëpjekës. Ky vend ka qenë shumë tërheqës edhe për klientët e firmës së tij „Natura Güggeli AG“. „Rorschach ishte vendi më mirë i turnit tim dhe sipas statistikave njëri ndër vende me shitje më të madhe në Zvicër“, pohon Shqiprim Osmani, i cili këtë vend e kishte marrë para gjashtë vitesh. „Për çdo ditë kam mundur të shes deri në 150 pula“, pohon Shqiprimi për „Tagblatt“, përcjellë Shtegu.com.

Por, tani Shqiprimi duhet të zhvendoset me standin e tij. „Arsyeja është një kantier që do të fillojë punimet këtu. Edhe kilentët e mi janë të revoltuar që nuk do të më gjejnë në të njëjtin vend. Kam pranuar me dhjetra thirrje se ku do të vendosem më pas“, vazhdon më tej Shqiprimi.

Por, Shqiprimi nuk është i zemëruar me ish qiradhënësin e tij, pasi ai që para dy vitesh e kishte paralajmëruar se në atë vend do të fillonte punimet një kantier. Bile, ai i kishte lejuar Shqiprimit edhe disa muaj më gjatë të qëndrojë aty. Klientët e tij vinin me vetura për të blerë pula, ndërsa kamionët e kantierit ishin të penguar, prandaj ai është dashur ta largojë standin.

Para Shqiprimit tani është paraqitur një problem i madh: „Në Rorschach nuk është shumë e thjeshtë të gjendet një vend për standin“, thekson ai. Vendi duhet të jetë në qendër, më së miri në ndonjë rrugë të frekuentuar me vendparkime të mjaftueshme për klientët. „Me këtë rast, çmimi i qirasë nuk duhet të jetë shumë i lartë“. Gjatë ditëve të kaluar, ai ka mundur të shfrytëzojë vendin në „Churerstrasse“, të cilin e ka huazuar nga Hekurudhat zvicerane, me një çmim të volitshëm.

Mirëpo, vërehet qartë se disa klientë të tij nuk mund ta gjejnë në vendin e mëparshëm, kështu që shitjanuk ësht edhe aq e lartë. „Brenda ditës duhet të shes së paku 70 pula në mënyrë që të përfitoj ndonjë gjë. Tani, sapo i shtina pesë copa““, spjegon Shqiprimi i zhgënjyer. Me gjithë këtë, ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet. „Kam negociata për vende të tjerë në Rorschach“, ka pohuar Shqiprimi. Ai nuk e ka ndërmend të largohet nga ky qytet dhe më me dëshirë do të qëndronte në vendin e vjetër. „Atje ishte për mrekulli“. Për momentin është duke shpresuar se pas dy vitesh të përfundimit të punimeve të kantierit, ai sërish do të mund të kthehet në vendin e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat