Në Küblis: Arben Taravari - Bota Sot
Në Küblis: Arben Taravari

Zvicra

Në Küblis: Arben Taravari

Nga: Qemal Musliu Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 06:25
Qemal Musliu

Të shtunë më 3 shkurt, 2018, disa anëtarë të kryesisë së LDSHM- së, u takuan me kryetarin e Komunës së Gostivarit zotëri Arben Taravarin, në shoqërim me, Taip Mustafain, në Hotel Restorant Hirschen, Küblis, GR-CH, pronar, Enver Mustafi.

Takimi ishte i rastit, por i ngrohtë shumë miqësor, ku shndërrua në takim pune me  kryetarin e  kryetar i Lidhje Diasporës Shqiptare për Maqedoni, dega në Zvicër, zutëri Alisetar Ramadani,. Ai. paraqiti në formë të shkurtër, ecurinë e LDSHM, si dhe brenga e mërgimtarëve për situatën e ngarkuar tej mase, në Maqedoni, nga bashkëqytetarët sllavë, në këtë shtet, me emër e pa emër dhe me të gjitha atributet nacionale e fetare, të kontestuar nga: grekët, bullgarët, dhe serbët. Mllefin dhe urrejtjen e pa kuptimtë dhe primitive, për çudi, e shfaqin ndaj popullatës autoktone Shqiptare në Maqedoni e më gjerë. Madje, neglizhenca e mërgatës shqiptare nga institucionet e këtij shteti të brishtë edhe nga subjektet shqiptare që bashke qeverisin, që është një temë më vete. Dihet mirëfilli se, Arka e Shtetit mbushet mu nga mërgimtarë Shqiptare që përbuzen sa herë kthen në vendlindje.

Diskutimet rreth emërtimit të ri të këtij shteti me emër kontestues Maqedoni, për të qenë në rrafshin real, duhet të përfillet faktori shqiptarë, brenda e jashtë. Kur është fjala për emërtim te ri, LDSHM-ja kërkon me ngulm, që në asnjë rast dhe për asnjë çmim, nuk do të pajtohemi me minimizim dhe neglizhimin e: Popullit Autokton Shqiptare. Me këtë rast i ftojmë të gjithë subjektet shqiptarë, relevant të bashkohen dhe të dalin me një qëndrim të vetëm.

Nëse vjen deri te ndryshimi i Kushtetutës, të shfrytëzohet e Drejta Natyrore, që e ka, Populli Shqiptar, dhe të ceket se: Popull Shqiptarë Autokton, është bartës i sovranitetit dhe i bashkëqeverisjes, me popullin sllav që jeton në këtë shtet. Duke e cituar në Preambulë, e deri në nenin e fundit të Kushtetutës. Pra, i barabartë në gjitha strukturat shtetërore të çdo institucionit, Qendrorë dhe në atë Lokal, me gjuhën dhe shkrimin e saj latin.

LDSHM-ja, që vepron në Zvicër është e gatshme të bashkëpunojë, vetëm me Ato subjekte politike civile e individ të ndryshëm, në të gjithë trojet autoktone shqiptare, të cilët i respektojnë dhe i mbrojnë vlerat nacionale në tersi, sidomos, në pjesët që qeverisen nga faktori jo autokton. Ky bashkëpunim është i domosdoshëm dhe me vlerë të lartë të dy anshme, në tersi në trojet autoktone shqiptare, pa përjashtim.

Mos angazhimi i Qeverisë së Shteti Shqiptarë, dhe të qeverisë së R. së Dardanisë (Kosovës) në këtë rast, do të bëhet një pa përgjegjësi juridike dhe morale kombëtare. Deri sa të huajt bëjnë pazar me trojet shqiptare, si të jetë, mall për kusuritje, në mes veti. Të gjithë subjektet e institucionet shqiptare për habi, po: HESHTIN ! Shqiptaria fundja, është e obliguar me, Kushtetutë ti mbrojë shqiptarët në trojet etnike jasht kufijve shtetëror padrejtësisht nga politika ndërkombëtare e asaj kohe kur u caktuan kufijtë e Ballkanit. Për çudi. Ajo heshtë dhe nuk bën zë, që t`i dalë zot, territoreve autoktone në Trungun Ilirik (Ballkan).

 Nga ky takim jo formal me bashkatdhetarët, zotëri Arben Taravari, u nda i kënaqur, por u zotua se, brengat dhe porositë e tyre do t`i përcjellë kudo që i bie rasti. Z. Arben Taravari shprehu admirim edhe për bisedën e frytshme me anëtarët dhe simpatizantët e LDSHM-së

Zvicër, 06.02.2018

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test