Bashkësia shqiptare “Ilirida” Cyrih përkrah memorandumin e Intelektualëve

Zvicra

Bashkësia shqiptare “Ilirida” Cyrih përkrah memorandumin e Intelektualëve

Më: 14 prill 2018 Në ora: 21:20
ilustrim

Bashkësia Shqiptare «Ilirida» në  Cyrih – Zvicër, përkrah: Memorandumin e Intelektualëve.

Në takimin e kryesisë së BSH “Ilirida”, i cili u mbajt më 13.04.2018 në Cyrih. U bë një shqyrtim dhe analizuan kërkesat të hartuara në «Memorandumin e Intelektualëve» që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Maqedoni.

Kryesia vendosi unanimisht që të përkrah pa rezervë këto kërkesa të drejta dhe legjitime të shqiptarëve, si popull autokton në IRJM, si dhe t’u ofrojmë bashkëpunim të ndërsjellët grupit të Intelektualëve.

Duke u nisur nga fakti që intelektualët janë «Elita e kombit», kërkojmë dhe shpresojmë që kërkesat e shprehura në memorandum të shprehen edhe në forma të tjera, për të larguar vëmendjen nga prezantimet «bajate» të liderëve politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat