Shqiptari në Zvicër dhunon të dashurën e djalit, trondit vajza me historinë e tmerrshme

Zvicra

Shqiptari në Zvicër dhunon të dashurën e djalit, trondit vajza me historinë e tmerrshme

Nga: P.R Më: 11 maj 2018 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Zvicër.  Një 52 vjeçar nga Kosova me banim në Zvicër, është akuzuar nga Gjykata e Lartë në Cyrih të Zvicrës se ka dhunuar dhe ka detyruar të kryej akte seksuale vajzën 27 vjeçare, e cila ishte e dashuria e njërit prej djemve të tij.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, në atë kohë kur vajza ishte vetëm 16 vjeç.

Sipas asaj që 27 vjeçarja ka deklaruar, në vitin 2008, ajo kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit, ku menjëherë në dhomë kishte shkuar babi i të dashurit, i cili e kishte detyruar të bëjë seks anal. Edhe pse ajo kishte tentuar të mbrohet, një gjë ë tillë kishte rezultuar pas sukses.

Rrëfimi horror i 27 vjeçares, vazhdon edhe më tej, ku ajo ka dekoruar se javë më vonë, babi i të dashurit të saj kishte shkuar me dy burra te tjerë, të cilët e kishin dhunuar, ndërsa ai vet vetëm kishte masturbuar. Ndërkohë gjatë kësaj kohe, vajza vazhdonte të jetë  lidhur me djalin e tij, shkruajnë mediat zvicerane.

E gjithë kjo ka tronditur edhe kryetarin e trupit gjykues në Cyrih.

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale,” tha ai i tronditur.

Kurse, 52 vjeçari ka mohuar fajësinë e tij.

“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur. Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua”, u shpreh para gjykatës 52 vjeçari.

Gjykata mori vendim që 52 vjeçari të dënohet me 6 vite burg dhe të paguaj 20 mijë franga dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat