Shoqata:" Nue Përlleshi "në Zvicra organizon Akademi përkujtimore dhe promovimin e këngës për Nue Perlleshin - Bota Sot
Shoqata:" Nue Përlleshi "në Zvicra organizon Akademi përkujtimore dhe promovimin e këngës për Nue Perlleshin

Zvicra

E martë, 13 nëntor 2018

Shoqata:" Nue Përlleshi "në Zvicra organizon Akademi përkujtimore dhe promovimin e këngës për Nue Perlleshin

Më: 20 maj 2018 Në ora: 23:17
Shoqata:" Nue Përlleshi "

Shoqata e saporformuar" Nue Përlleshi" në Zvicër organizon më,datën 26.05.2018 në ora 19 në adresën :Schutz 4, 6022 Grosswangen akademi perkujtimore për trimin e Dukagjinit dhe heroin e Shqipërisë Etnike Nue Përlleshin.

Për figurën e Nue Përlleshit heroit të papërseritshëm të Shqipërisë Etnike do të flasë historiani i mirënjohur Nue Oroshi që njëherit është edhe Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit".Në këtë akademi përkujtimore dhe promovuese gjithashtu në pika të shkurtëra do të paraqitën synimet dhe koncepti i Shoqatës "Nue Perlleshi "për të ardhmën.

Pastaj do të vazhdohet me pjesën artistike ku do të promovohet kënga më e re kushtuar Nue Perlleshit e kënduar nga Gofile Papleka,teksti dhe muzika:Frane Kodra i gjithë ky manifestim do të përcillet nga Grupi "Treva e Dukagjinit"(Franë Kodra,Ndue Shytani,Nikolin Perpali dhe TV Blue Skay).

Pastaj grupi muzikor do të vazhdoj me këngë dhe valle të tjera të muzikës burimore shqiptare. Prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicërr pa dallim krahine,feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, promovuese dhe artistike.

Kështu të fillojmë dalëngadalë por sigurtë ta çojmë në vend amanetin e heroit të kombit Nue Përlleshit i cili ishte një luftëtarë e strateg i rrallë i kombit shqiptarë.

Ju mirëpret kryesia e Shoqatës Shqiptare "Nue Perlleshi "në Zvicerr Pjetër Gjergjaj Kryetar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test