A do ta vesh fanellën e FC Sion të Zvicrës, futbollisti i KF “Prishtina U-16” Edison Neziri?

Zvicra

A do ta vesh fanellën e FC Sion të Zvicrës, futbollisti i KF “Prishtina U-16” Edison Neziri?

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 5 qershor 2018 Në ora: 23:46
Edison Neziri është i lindur më 12.06.2002 luan mesfushor qendër i djatht i KF “Prishtina” U-16. Luan për superligën e kadetëve U-17.

Me të ardhur në Zvicër më 15 maj të këtij viti në Valis, menjëherë, i shoqëruar nga z.Zenel Neziri dhe prindi i tij Ruhani, realizuan takime të rëndësishme në klubin e futbollit Sion, duke mësuar për sukseset e vazhdueshme të këtij klubi dhe për të veshur treguar veten në disa lojëra apo stërvitje në këtë klub. Edisonit, ju mundësua të luaj në fushën e mirënjohur të futbollit Sion, ku ka një kapacitet prej 14.500 shikuesve. Klub i formuar nga viti 1909, ku kanë luajtur futbollist të njohur dhe që luajnë edhe sot e kësaj dite. Kuptohet, se konkurenca është shumë e madhe, por Edisoni, tregoi klasin e tij superior edhe pse normal nuk ishte  e lehtë për te. Edisoni pati takime dhe bashkëbisedim edhe me tranjerin e U-17 të Sionit.

Padyshim, se shumë të rinjë të atdheut tonë, që merren me sport, duan që ti hapen shtigjet për të treguar veten nëpër klube të njohura europiane. Jo, se në atdheun tonë nuk kanë suksese, por, dalja në europë, është suksesi më I madh. Por, fati nuk i shkon secilit, sepse për të depërtuar në klube të njohura europiane, sado që të jesh talent, duhet të njohësh dikend, sa për të përcjellur në një stërvitje dhe pastaj, tregohesh, se a e meriton apo jo të jesh në ate klub, sepse konkurenca është shumë e madhe në çdo fushë të sportit. Futbolli, ky sport, që njihet nga e gjithë bota, ka pushtuar të gjithë dhe thuajse, çdo i ri, ëndërron që një ditë të bëhet futbollist i njohur. Kemi parë apo dëgjuar, se shumë të rinjë si në atdhe por edhe në diasporë, njohin futbollistë të shumtë, duke ia ditur edhe numrin e këpucëve dhe se çka hajnë e çka pijnë, si dhe çfarë automobili ngasin e kështu me radhë.

Futbolli është tik tak i zemrës tek të rinjtë, por edhe tek të moshuarit. Në këtë rast, protagonist i këtyre rreshtave të këtij shkrimi, është 16 vjeçari, Edison Neziri-Edi, që është përmendur disa here edhe nëpër mediat tona të shkruara, por edhe ato televizive. Njihet si një talent, që me hapa të sigurt, po ecë drejt sukseseve, pa bërë zhurmë të madhe. Përkrahje të jashtëzakonshme ka nga babi i tij Ruhani, i cili, thuajse si çdo prind, shkrinë gjithçka, që biri i tij, të ketë dyert e hapura për të pasur suksese edhe në futboll. Dëshira e babit është e zjarrt ai sakrifion gjithçka, që djali i tij, një ditë të jetë futbollist i njohur. Familja Neziri është e njohur edhe në diasporë, por edhe në atdhe. Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, falë një pune të madhe bëmirëse e patriotike dhe duke u integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë zvicerane, ai njheh shumë personalitete zvicerane në Zvicër, por edhe nga fusha e sportit.

Image

Duke e ditur, se kusheriri i tij, Ruhani, ka një djal talent të futbollit i cili ka pasur edhe stërvitje në Gjermani dhe luan në Kosovë, përmes disa miqëve zviceran, ja mundësoi Edisonit, që të vij për disa ditë në Zvicër në klubin e mirënjohur zviceran Sion për të treguar veten dhe mos po i shkon mbarë, për të luajtur në këtë klub. Me të ardhur në Zvicër më 15 maj të këtij viti në Valis, menjëherë, i shoqëruar nga z.Zenel Neziri dhe prindi i tij Ruhani, realizuan takime të rëndësishme në klubin e futbollit Sion, duke mësuar për sukseset e vazhdueshme të këtij klubi dhe për të treguar veten në disa lojëra apo stërvitje në këtë klub. Edisonit, ju mundësua të luaj në fushën e mirënjohur të futbollit Sion, ku ka një kapacitet prej 14.500 shikuesve. Klub i formuar nga viti 1909, ku kanë luajtur futbollist të njohur dhe që luajnë edhe sot e kësaj dite. Kuptohet, se konkurenca është shumë e madhe, por Edisoni, tregoi klasin e tij superior edhe pse normal nuk ishte  e lehtë për te.

Edisoni pati takime dhe bashkëbisedim edhe me tranjerin e U-17 të Sionit. Ku luajti ndeshje miqësore me U-18. Gjatë tërë lojës, shihej se dëshira e tij është e madhe për të treguar tërë forcën dhe talentin, por një lëndim që e kishte pasur në këmbë, ishte një pengesë jo e vogël e tij. Pas përfundimit, në fjalën e parë të tij, drejtuar tranjerit zviceran të Fc Sionit, ia tregoi edhe lëndimin që e kishte, me të parë tranjeri, u habit dhe i tha ndër të tjera: “Me këtë gjendje ke luajtur, kjo është e pamundur. Të them sinqerisht, i ke dyert e hapura edhe në shtator edhe njëherë dhe pastaj do të shohim e bëjmë”. Me këto fjalë, Edisoni, sa qëndroi në Zvicër deri më 23 maj, pati takime edhe me futbollist të tjerë zviceran dhe me disa menaxher. Edisoni i ra në sy edhe futbollistëve të tjerë që luajnë në klub dhe mori fjalë të mira. Shtatori, do të jetë shumë i rëndësishëm për Edin, por, shpresojmë se do të ketë fat, që të mos lëndohet dhe ti plotësohet dëshira, që të vesh fanellën e një klubi europian. Siç dihet,

Image

Edison Neziri është i lindur më 12.06.2002 luan mesfushor qendër i djatht  i KF “Prishtina” U-16. Luan për superligën e kadetëve U-17.

Ai është futbollist i Prishtinës dhe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U-17. Edisoni luan si mesfushor dhe thuajse shënon gol në çdo ndeshje. Sa qëndroi në Zvicër, foli edhe për përvojën e madhe që kishte marrur në Gjermani në prill të vitit të kaluar, kur kishte pasur disa ndeshje futbolli atje, ku edhe kemi lexuar për ato takime. Edisoni, është falënderues edhe tranjerit në Kosovë dhe gjithë stafit, që po ju mundësohet të dal jashtë Kosovës dhe për gjithçka që kanë dhënë e po japin për sukseset e tija. Edisoni, kujtonte tranjerin e tij, shokët e tij dhe disa herë i përmendi edhe me disa moshatarë të tij zviceran, se në Kosovë ka talent të shumtë dhe punohet shumë seriozisht nga tranjerët.

Zenel Neziri, kryetar i SHH „Medvegja“ në Zvicër, mbet shumë i kënaqur me ate që pa nga Edisoni dhe po shpreson, se shtatori i këtij viti do të jetë edhe një gjasë e mirë për Edisonin. Ndërsa babi i Edisonit, me shumë emocione  e besa edhe me lotë, e shikonte djalin e tij, se si vraponte në fushë me plot vullnet e duke e ditur se është i lënduar. Sikur të mos ishte i lënduar thonte z.Neziri, ai nuk di të lodhej, sepse e ka ëndrruar një ditë të tillë. Mbetemi me shpresë, se Edisoni dhe shumë Edisona të tjerë të atdheut, do të jenë yje nëpër europë, siç i kemi disa dhe ata janë tash më të njohur botërisht. Deri në shtator e suksese të tjera, po presim, që Edisoni të vesh fanellën e Sionit dhe pastaj edhe të ekipeve të tjera të njohura dhe të mbroj më pastaj ngjyrat e Shqipërisë apo të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat