SHKA “Medvegja” në Zvicër, përfaqësoi komunitetin shqiptar në festën e pesë kontinenteve

Zvicra

SHKA “Medvegja” në Zvicër, përfaqësoi komunitetin shqiptar në festën e pesë kontinenteve

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 qershor 2018 Në ora: 08:50
SHKA “Medvegja” në Zvicër

Për aktivitet e SHKA „Medvegja“, komuniteti jonë si në mërgatë, por edhe në atdhe, tash e disa vite, është i njoftuar për aktivitetet e saja që i ka pasur dhe që po i ka dita ditës në Zvicër e më gjerë. Një shoqëri modeste, kuptohet, se gjithçka që punohet në këtë shoqëri është falas, me të vetmin qëllim, që të ruhet, gjuha e tradita jonë kombëtare brez pas brezi. Nuk po ndalemi kësaj here për sukseset e saja, sepse kemi lexuar gjithnjë, por po ndalemi me disa fjalë, që përfaqësoi komunitetin tonë në Martigny në Zvicër, që ditë më parë, ose saktësisht të shtunën e kaluar, me ftesë të këshillit organizativ dhe falë komunitetit tonë në Martigny, ju besua, SHKA „Medvegja“, që të përfaësoj shqiptarët për këtë pjesë të Zvicrës. Aty në këtë festë, që mbahet për çdo vjet, marrin pjesë me programe artistike popuj të ndryshëm që jetojnë e veprojnë në Zvicër, por ka disa vjet, që SHKA „Medvegja“, është emblema e kombit tonë në aspektin kulturorë që po na përfaqëson denjësisht. Falë, themeluesit të SHKA „Medvegja“, të veprimtarit të dalluar të kauzës sonë kombëtare, të ndjerit, Musa Neziri, u bë e mundur, që për herë të parë, të jetë prezent edhe SHKA „Medvegja“ dhe tash, për çdo vjet, ajo ftohet në këtë eveniment të madh.

Kryetari aktual i SHKA „Medvegja“, Sulejman Musliu me një punë përkushtuese e madhore me plot sinqeritet, po mundohet që me të rinjtë e të rejat që janë në këtë shoqëri, që zërin e kombit tonë ta prezentoj si është më së miri.

Image

Ashtu edhe ndodhi, se me të ardhur radha për prezentim, ata me të dalur në skenë, u pa nga të pranishmit, se kemi të bëjmë me një shoqëri që ka traditë dhe do prezentohet mirë. Të gjithë anëtarët e SHKA „Medvegja“, si gjithmonë, të përgaditur enkas për këtë manifestim nga kryetari Musliu, u prezentuan me katër valle shqiptare të të gjitha trevave shqiptare, me veshje kombëtare, lanë përshtypje të madhe për 30 min sa ishte e paraparë për çdo shoqëri të prezentojnë program, ku të gjithë të pranishmit i duartokitën me minuta të tërë dhe u kërkuan përsëri të jenë në skenë, por ishin rregullat e organizatorit që brenda atyreve minutave. Nuk munguan edhe fotot nga të tjerët që ishin prezent, ku i lanë përshtypjet veshjet tona kombëtare.

Me prezentimin e SHKA „Medvegja“, padyshim se mbet i kënaqur kryetari i kësaj shoqërie, z.Musliu, por edhe kryetari i Shoqatës Humanitare „Medvegja“, z.Zenel Neziri i cili ishte prezent në këtë festë dhe kur dihet, se kjo Shoqëri, është si zemër e shoqatës, sepse në çdo manifestim ata paraqiten dhe është pjesë e Shoqatës. Shoqatë për mbi tridhjetë vjet veprimtari kombëtare e humanitare. Rreth SHKA „Medvegja“, janë të rinjë e të reja, kryesisht nga Medvegja, ose në përgjithësi nga ajo trevë shqiptare, që me vite po e mbajnë të gjallë.

Image

Vlen të theksohet, se në këtë shoqëri u rritën shumë të rinjë e të reja, por tash, edhe fëmijët e tyre, janë pjesë e saj dhe do të vazhdoj gjer sa të jemi gjallë, na tha ndër të tjera, Zenel Neziri.

I sheh këta të rinjë dhe të reja, na tha z.Neziri, sa me gëzim po vallëzojnë dhe me sa dinjitet po e tregojnë veten, se janë shqiptarë. Kjo është madhështore. Padyshim, edhe kryetari i SHKA „Medvegja“ me buzëqeshje e me zemër plot gëzim, i uronte anëtarët e kësaj shoqërie për prezentimin e tyre dinjitoz. Edhe musafirë të tjerë, të kombeve të ndryshme, përgëzonin SHKA „Medvegja“ e në mesin e tyre edhe miq zviceran. Siç u tha, nga i pari i kësaj shoqërie, se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, e di, se kemi obligime të tjera, por nuk do të ndalemi asnjëherë, për hatër të së ardhmes sonë, që janë të rinjtë tanë. Me mundësit tona, kemi bërë diçka të mirë dhe do të jemi prezent edhe nëpër manifestime të tjera. Falënderojmë organizatorin dhe komunitetin shqiptarë në Martigny, na tha, z.Zenel Neziri, që kemi bashkëpunim vëllazëror me vite e vite dhe do të kemi edhe në të ardhmen. Z.Neziri, na njoftoi gjithashtu, se me datë 30.06.2018, ditë e shtune, ka marë një ftesë nga i pari i komunës Fully të Valisit, që të marë pjesë në Festën e veshjeve kombëtare dhe të kulturës, eveniment që zhvillohet para komunës. Ai na tha se, ishim një e do të jemi një dhe kjo shoqëri po na zbukuron edhe më shumë aktivitetet tona. Ai falënderoi shumë edhe kryetarin e SHKA „Medvegaj“, anëtarët e saj dhe gjithë prindërit. Takimi i kësaj feste u përmbyll me sukses, duke i dhënë dhe një notë të shembullore, SHKA „Medvegja“ në Fully të Valisit. Krejt në fund të këtij shkrimi, po permendim, se për SHKA „Medvegja“, lidhur me këtë eveniment kanë shkruar edhe disa media zvicerane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat