Shqiptari bën çmendurinë në Zvicër, paguan 36,400 franga për një parë targa të veturës - Bota Sot
Shqiptari bën çmendurinë në Zvicër, paguan 36,400 franga për një parë targa të veturës

Zvicra

E hënë, 22 tetor 2018

Shqiptari bën çmendurinë në Zvicër, paguan 36,400 franga për një parë targa të veturës

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 21:22
Bekim Saiti

Kur “Kim Flamingo” kalon nëpër rrugët e Cyrihut me Mercedesin e tij të zi, kalimtarët dhe shoferët mbesin të habitur – të paktën Bekim Saiti mendon kështu. Ai e quan veten Kim Flamingo dhe thotë: “Njerëzit mezi përtypen nga zilia kur më shohin” .

Por, kjo nuk ka të bëj me pamjen e shqiptarit nga Maqedonia, as me makinën e tij Mercedes ML 63 AMG. Ka të bëj me targat: ZH 866.

«Vajza ime ka lindur më 8»

Numrat e makinave me tre shifra janë mjaft të rralla. Në muajin mars, një blerës pagoi 150,000 franga për targën ZH 987. Agjencitë e trafikut rrugor qesin në ankand rregullisht numra të tillë në internet.

Kështu Saiti ulet përpara laptopit të tij më 13 qershor dhe ndjek ankandin për ZH 866. Për të ai është një numër shumë i vecantë: “Vajza ime Aurora ka lindur më datë 8 dhe numri 6 është numri im me fat, prandaj doja pikërisht këtë numër” .

Oferta në fillim ishte 4000 franga. Pas 22,000 frangave, ishin vetëm ata që janë të interesuar në përdorimin e emrave, sic ishin ofertuesit Zaugg00 dhe Lika AL. Ndërsa Lika AL ngre ofertën në 36,000 franga, “Kim Flamingo” jep ofertën e tij të parë: 36,400 franga. Kështu konkurrentët tjerë hoqën dorë.

Ai ishte mjaft i lumtur për këtë gjë. “Unë do të kisha paguar edhe 40,000 franga për këtë” thotë ai. Do ta mbaj këtë targë deri në fund të jetës time dhe pastaj do ia dhuroj vajzës sime”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test