Reportazh nga vizita e delegacionit të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ nga Zvicra në Kosovë - Bota Sot
Reportazh nga vizita e delegacionit të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ nga Zvicra në Kosovë

Zvicra

E martë, 16 tetor 2018

Reportazh nga vizita e delegacionit të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ nga Zvicra në Kosovë

Nga: Haki Latifi Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:45
Foto kujtimi nga vizitat e delegacionit të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër, bërë në Deçan, Açarevë dhe Prishtinë.

Takimi i veprimtarëve të Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër ishte planifikuar të bëhet, buzë rrugës Deçan-Pejë, në Restorantin „Blini“ në fshatin Isniq.

Për ta realizuar këtë qëllim, përmes telefonit u njoftova dhe më ftoi miku dhe bashkëveprimtari im, kryetari i Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj„ në Zvicër, Saim Tahiraj, që, më 2 gusht në ora 8.00 të enjtën, të takohemi tek Restoranti “Blini”, në Isniq. 

Në Isniq arrita në ora 7.45. Sapo dola nga makina, takova veprimtarin dhe arkatarin e kësaj shoqate z. Lushi Mulaj, i cili më priti duar hapur e plot buzëqeshje duke thënë; „para nesh vini ju nga Prizreni, me “mirëseardhje”! Derisa u përshëndeta me z. Lush Mulaj, vërej në një tavolinë tjetër, veprimtarin dhe ish koordinatorin e Shoqatës Humanitare bëmirëse „Nënë Tereza„ në Zvicër z. Marjan Pnishi së bashku me veprimtarin Nezir Alimusaj. Duke u përshëndetur me këta dy miq, filluan të vijnë një pas një; Vëllezërit e Heroit; Musa e Smail Çekaj, bashkëluftëtarët; Bekë Osmanaj, Xajë Nura dhe Saim Tahiraj, bashkëveprimtar të t’jerë të shoqatës dhe të Salihut; Gani Ahmetaj, Qamil Çekaj, Miftar Kryeziu, Hasan Avdyli, Xhemail Haxhiu, Din Gashi, Hamdi Rrustemaj e shokë të t‘jerë të nderuar.

Image

Nga ky vendbanim i rrafshit të Dukagjinit, bien në sy pamjet madhështore rreth e rreth të bjeshkëve krenare shqiptare, kënaqësi tjetër ndien secili, kur shijon freskinë e ajrit bjeshkorë nga pishat për rreth, erën e blinit, një qetësi absolute, një shërbim me shumë respekt nga personeli restorantit, e shumë gjëra tjera, me një kulturë dhe elegancë, siq e do tradia e mikpritjës shqiptare.

Njeriu s’ka si të ndihej ndryshe, përveç se, këndshëm në këtë mes, me miqtë që së bashku, një kohë të gjatë në Zvicër, ndajmë gëzimin e hidhërimin....

Në fillim Saim Tahiraj dhe Qamil Çekaj pasi i përshëndetën të pranishmit ju uruan mirëseardhje, duke i njoftuar për agjendën programore të vizitave.

Sipas programit të agjendës ditore, në fillim delegacioni i Shoqatës „Salih Çekaj„ bëri homazhe nderimi pranë Lapidarit të Heroit të kombit Salih Çekaj në qendër të Deçanit, në të cilën me krenari e mban emrin kjo Shoqatë dhe vuri një buqetë me lule të freskëta. Duke i marrë edhe disa foto kujtimi nga ky nderim që ju bë Heroit Salih Çekaj.

Image

Është shenjë respekti, vetëmohimi dhe sakrifice, për veprimtarinë e gjatë politiko-ushtarake, si themelues dhe drejtues i Grupeve të para Guerile, për intelektualin dhe komandantin i fitoreve të mëdha SALIH ÇEKAJ, që me mburrje dhe krenari, shoqata dhe komuniteti shqiptar në Zvicër, mban këtë emër të madh të Heroit të kombit.

Pastaj pa humbur kohë, vazhdojmë udhëtimin rrugës gjarpërore të asfasltuar të Lugut të Beranit në drejtim të Klinës për t’u lidhur me rrugët që të qojnë për në rajonin e Drenicës, ku pikëtakimi i radhës është Açareva. Gjatë udhëtimit joshim bukuritë që natyra i ka falur këtyre fshatrave. Sigurisht se secili fshat (katund) përreth ka historinë e tyre. Të gjitha mbartin vlera të rëndësishme, por ajo që ofron kjo trevë nuk është thjesht një peizazh natyror. Lugu i Beranit në përgjithësi e në veçanti, këto treva, janë vende ku relaksi dhe qetësia kanë ngritur tendën. Vendi ku ajrit të pastër i këndon rapsodi dhe ku vetë natyra e çiltër të fton në zemër të saj. Ajo ç’ka të bën përshtypje në momentin e parë që futesh në këtë rajon është fakti që ke ndijesinë se je aty ku duhet të jesh.

Pas një udhëtimi rreth një orë, arrijmë në Kullën e Dëshmorit, aty ku u përkunden dhe do të përkunden djepa, me trima e trimëresha, ku lindën dhe prap do të rritën Dëshmor të Kombit shqiptar, si Ismet H.Rrahmani, që do ti dalin zot vatanit me pendë dhe pushkë, dhe armët e trimave të mos mbesin kurrë pa barut!

Në fillim delegacioni i Shoqatës „Salih Çekaj„ bëri homazhe pranë Pllakës pëkujtimore të Heroit Ismet Rrahmani dhe vuri një buqet me lule të freskëta.

Image

Aty në Kullë na dëshiron mirëseardhje, Nëna malësore znj. Cyma Deskaj-Rrahmani me djemt e saj, që lindi dhe rriti Ushtarakun e UÇK-së dhe Dëshmorin e Kombit shqiptarë Ismet H.Rrahmani, nga Aqareva e Drenicës.

Nga djemt e saj mësojmë se ishte mësuese për tri vite në Dushë, Ujmirë dhe Mejtep të Siqevës, e bija e Amrush dhe Hyre Deskut, motra e Sylë Deskut nga Siqeva e Klinës, mbesa e Feriz Bojës, bashkëluftetarë i Shaban Polluzhës, bashkëshortja e luftëtarit të lirisë Hamit Destan Mosh-Rrahmani.

Është Nëna me zemër të madhe dhe me shpirt human, qe me duart e sajë, u dha bukë, dhe me dhjetëra rroba dhe qizme ushtarake qepi për djemtë me të mirë të ketij vendi në zonën e Aqarevës së Drenicës në kohë lufte. E lodhur nga vuajtjet e jetës po gjithmonë krenare. 

Në kullën, tani muze, investim nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës(sa ishte ministër Akademik z. Kujtim Shala), na shërbyen me kafe tradicionale dhe patëm rastin të dëgjojmë rrëfimet nga Nëna dhe vëllezërit për jetën dhe veprën e Heroit Ismet Rrahmani.

Natyrisht edhe fotografitë për kujtim nuk munguan.

Image

Pas përshëndetjes lamtumirëse me familjën Rrahmani , vazhdojmë rrugën për në Prishtinë, për të nderuar dhe bërë homazhe nderimi pranë varrit themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. 

Pas një rruge rreth një ore nga Açareva e Drenicës, arritëm në Prishtinë. Në fillim u takuam me bashkëluftetarin e njësive të para guerile të Heroit Sali Çekaj, dhe ish truprojën e Presidentit, Rugova z. Islam Visoka, i cili na uroj mirëseardhje, duke ju bashkuar delegacionit të shoqatës „Salih Çekaj“, për të bërë homazhe dhe vënjen e një buqete me lule të freskëta pranë varrit të Presidentit.

Pastaj, kishim nderin dhe kënaqësin që të vizitojmë Familjën e Presidentit në Rezidencën e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. 
Në Rezidencë na uruan mirëseardhje, Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, bashkëshortja e presidentit, Fana, djali, Uka me bashkëshorten Blerta dhe e bija, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova si dhe nënkryetari i Komunës së Pejës Shkumbin Gashi. 

Fane, falënderoi veprimtarët e shoqatës për aksionet dhe aktivitetet humanitare që ndërmarrin për të ndihmuar popullin e Kosovës. Në mënyrë të veçantë i përgëzoi dhe falenderoi për përkrahjen e shoqatës “Sali Çekaj” në ndërtimin e memorialit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në fshatin Malaj të Rugovës.

Kjo përshëndetje dhe porosi, vinte nga familja Presidenti Rugova, bashkëshortja z.Fana, të cilët, tani e njohin mirë shoqatën „Salih Çekaj„ në Zvicër dhe shprehin respektin ndaj tyre. Njëherit, përgëzoj për punën e shkëlqyer të Shoqatës dhe i dëshiroj suksese të mëtutjeshme në të ardhmen!

Zoti ju bekoftë!

Edhe Kryetari i Shoqatës „Salih Çekaj“ , Saim Tahiraj, i falënderoj në emër të shoqatës për respektin, mikëpritjen dhe korrektësinë e tyre. Njëherit kërkoj që Memoriali për Presidentin Rugova në Malaj, të trajtohet në mënyrë institucionale.

Në fund të kësaj vizite në familjën Rugova, u ndamë miqësisht duke kujtuar me respekt, urtësin dhe largpamësinë e Presidentit Rugova, në të cilën na mungon edhe sot, po aq sa dje.

Ishte kënaqësi e përjetuar shpesh në këto vizita! 

Qofshim gjithmonë të bashkuar!....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test