Gjilan, pronari i lokalit sulmon klientin nga Zvicra

Zvicra

Gjilan, pronari i lokalit sulmon klientin nga Zvicra

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Zvicrës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, në një kafiteri ka hedhur gjësende të forta në mënyrë të pakontrolluar.

Rasti ka ndodhur mesnatën e kaluar në Gjilan.

Sipas Policisë, pronari i kafiterisë ishte përfshirë në rast, duke e sulmuar fizikisht të dyshuarin dhe duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësit policore janë në kërkim të pronarit të kafiterisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat