Tedi Papavrami – qytetar i Gjenevës!

Zvicra

Tedi Papavrami – qytetar i Gjenevës!

Nga: Bajram Sefaj Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Diçitura: Kopertina e librit autobiografik të Tedi Papavramit

(Tekst, i pa botuar, shkruar moti kohë, por që nuk e honeps dot harresën! Botohet me rastin e qëndrimit të Tedit në Tiranë, që bashkë një mikun e kolegun e tij muzikant, poashtu, dhanë kocerte, për piano dhe violinë)           

----------            

Një bisedë rasti me violinistin e shquar shqiptar, Tedi Papavramin, i njohur dhe i çmuar ndërkombëtarisht, botuar para disa ditësh (më 29 prill, ky vit), në faqen 23, të gazetës ditore “Tribune de Genève”, pos që sillte lajmin e mirë për  botimin e librit të tij “Fugue pour violon seul”, ofroi rast të mirë të freskohen dhe të pasurohen dijenitë dhe informacionet edhe mbi shumë gjëra mbi këtë krijues. Të njohura, të ditura dhe aso që kanë ikur (vë)mendjeje, ndërkohë.

Shpalosja ose trazimi i vëmendjes se lexuesit tonë, mbi këtë artist të vyer shqiptar, lë të nis nga botimi i librit të tij specifik, (livre musical), “libër për t’u lexuar, dëgjuar dhe shikuar”, (sikurse precizon autorja e bisedës, Sylvie Bonier). Lexohet teksti i librit, dëgjohen gjashtë kompakt disqet dhe shikohen fotografitë në teknikë b/z që zënë 16 faqe, (një tabak) të librit. Këto janë tri faqet, tri katet, tri rrafshet e këtij libri, këto janë, njëherazi, tri specifikat e tij.

Specifik është sepse hyn në lagjen e “librave muzikorë”, për opinionin tonë më pak (ose fare) të (pa)njohur. Ky libër autobiografik, ka 317 faqe, që është një epope intime “trallisëse”, ndiqet nga një arkë me gjashtë CD -compact disqe, (Bah, Ysaye, Paganini, Bartök, Scarlatti). Librin “Fugue pour violon seul”, (Fugë për violinë vetëm), që tashmë është në librari dhe kushton 16 euro, e ka nxjerr në dritë Shtëpia e njohur botuese Robert Laffont.

Nga ato që dihen janë: Tedi, është i biri Robert Papavramit, kompozitor dhe pedagog i njohur shqiptar i muzikës, që tani e shumë vjet, jeton dhe krijon në qytetin Bordeaux të Francës; në këtë shtet, në vendlindjen e tij të dytë, Tedi ka ardhur nga Shqipëria e lindjes, (13 maj 1971) kur ishte vetëm 11 vjeç; ka krye të gjitha shkollat e konservatorët e mundshme muzikore; është maestro (i madh) i instrumentit muzikor të violinës, që e shoqëro dhe është bashkudhëtar i tij i pandarë; ka marrë shumë shpërblime për artin e tij; ka afinitet të madh për letërsinë, për çka dëshmon edhe zgjedhja e tij si përkthyes oficiel i Ismail Kadaresë (si pasardhës i të madhit Jusuf Vrioni); ka lozur një rol të rëndësishëm në filmin artistik francez  “Les Liaisons Dangérenses”, (Lidhjet e rrezikshme), të regjisores Josée Dayan. Tedi në këtë film mirë të realizuar mirë lozë përkrah Catherine Deneuve, Rupert Everett, Nastassja Kinski e të tjerë.

Më pak të njohura, për të mos thënë, si panjohura krejt, sidomos për rrethin më të gjerë të opinionit lexues shqiptar, nga ajo intervistë e artistit tonë enkas për lexuesit e së përditshmes (frankofone) Tribune de Genève, del se Tedi Paparvani, tani e dy vjet punon si pedagog për violinë në Konservatorin e Gjenevës, (Haute Ecole de musique à Genève, saktësisht) se tash së voni, është “adoptuar” nga ky qytet, se ndërkohë, ka marrë shtetësinë zvicerane, se tash, me bashkëshorten mjeke (e dy qen!) jeton në shtëpinë e tij në lagjen ekskluzive të Gjenevës, në Chêne-Bourg, se është shumë i kënaqur me mjedisin e ri, me të qetë e më të pa strese. Punon e krijon i qetë, (ashtu si njëmend është edhe natyra e ti), në një vend të qetë e pa shumë probleme të mprehta, i përkrahur nga kolegët dhe përgjithësisht, nga qytetarët e Gjenevës. Në këtë intervistë, që autorja Sylvie, ka parapëlqyer ta titulloi “Tedi Papavrami se confie en mots et notes” – (T. P. rrëfen me fjalë dhe me nota), artisti përgjigjet pse e ka shkrua këtë libër dhe si ka ardhur deri të realizimi i këtij projekti, kjo ndoshta i sjell ide ti kushtohet fiksionit, çfarë ishte si fëmije dhe kur i ndezi (lindi) dashuria ndaj violinës..., si erdhi në Gjenevë e tjera e tjera.

(Libri muzikor autobiografik i Tedi Papvramit, “Fugë për violinë vetëm” ka 316 faqe, e ka botuar Robert Laffont 2013 dhe kushton 16 euro).

                                             -----------   

Diçitura: Kopertina e librit autobiografik të Tedi Papavramit

VIOLINISTI TEDI PAPAVRAMI RIKTHEHET NE TIRANE

Tingujt e Beethoven nga violinisti Tedi Papavrami ...

Papavrami së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, solli të gjallë tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven. Dy muzikantët e njohur interpretuan sonanat për violinë dhe piano të Ludvwig Van Bethoven, Sonatën e parë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat