Selinë e SHH “Medvegja” në Zvicër, po e vizitojnë edhe personalitete të ndryshme zvicerane - Bota Sot
Selinë e SHH “Medvegja” në Zvicër, po e vizitojnë edhe personalitete të ndryshme zvicerane

Zvicra

Selinë e SHH “Medvegja” në Zvicër, po e vizitojnë edhe personalitete të ndryshme zvicerane

Nga: Dashnim Hebibi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:32
Selia e SHH “Medvegja” në Zvicër

Temë kryesore e këtij takimi ishin zgjedhjet e 25.11.2018, për zgjedhjet kantonale në Valis të Zvicrës. Në këtë takim nga ana e zviceranëve, ishte i njohuri, qytetar nderi i Medvegjës, miku i madh i medvegjasëve, z. Christophe Darbellay, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe gjithë kandidatët e tjerë të cilët janë kandidat për kuvendin kantonal. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Fully, z.Eduard Feller dhe kryetari i CVP për Fully, Gerarld Ancey (Beni).

Fully, 19 nëntor

Në selinë e SHH „Medvegja“, këtë të shtune, ishin mbledhur veprimtarë medvegjas, kryesuar nga kryesia e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, të drejtuar nga kryetari, veprimtari i dalluar i kauzës sonë kombëtare z.Zenel Neziri, së bashku me miqtë e tij besnikë të kësaj shoqate prej themelimit e deri më sot, ose thënë ndryshe, siç njihet kjo shoqatë, si adresa më e sigurt dhe e saktë e medvegjasëve, sepse këtë meritë, këtë namë e kanë arritur falë punës së pandërprerë mbi 3o vjet, pa u larguar për as një çast nga kjo shoqatë me emër të nderuar Medvegja.

Shoqatë, që njihet anë e mbanë tokave shqiptare dhe në gjithë botën ku ka shqiptarë. Veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare, këtë shoqatë e njohin si Pan Vatra e europës, sepse falë angazhimit të veprimtarëve të rrethuar në sofrën e kësaj shoqate, me vepra kanë kontribuar e kontribuojnë atje ku është kërkuar e kërkohet për kauzën tonë kombëtare. Por, kësaj here, nuk po ndalem me sukseset e kësaj shoqate, sepse lexuesit tanë janë të njohur dhe na duhen ditë e muaj ndoshta për të shkruar e folur për shoqatën në fjalë.

Pasditen e së shtunës, kur shumica e mërgatës, dalin me familjet  e tyre, e shumë të tjerë edhe punojnë, veprimtarët medvegjas të kësaj shoqate, kur është fjala për shoqatën, ata vetëm nëse janë të shtrirë në spital, apo duke luftuar me vdekjen, nuk marrin pjesë në takime. Zviceranët, duke filluar nga personalitete të ndryshme politike, me ndikim në Zvicër, e njohin kontributin e kësaj shoqate. E jo rastësisht, shpesh kam hasur edhe unë në ato takime, kur e kanë quajtur këtë shoqatë, si adresa kryesore e shqiptarëve në Zvicër.

Këtë e dëshmon edhe prezenca e personaliteteve të ndryshme zvicerane nëpër manifestime që organizon shoqata. E jo rastësisht është edhe shoqata e parë shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës. I përmenda shkurtimisht disa fjalë për këtë shoqatë, për të plotësuar edhe shkrimin në fjalë me fakte, se edhe kësaj here, politikanë zviceranë të kantonit të Valisit, vizituan selinë e kësaj shoqate, ku ishte një takim miqësor si zakonisht në tavolinën e rrumbullakët.

Në këtë takim nga ana e zviceranëve, ishte i njohuri, qytetar nderi i Medvegjës, miku i madh i medvegjasëve, Christophe Darbellay, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe gjithë kandidatët e tjerë të cilët janë kandidat për kuvendin kantonal.

Z.Darbellay, është edhe deputet në Parlamentin zviceran nga ana e partisë CVP, që ishte edhe kryetar i kësaj partie. Ai thuajse, në çdo manifestim që organizon shoqata, merr pjesë dhe folë fjalët më të mira të mundshme për kryesinë, anëtarët dhe në përgjithësi për shqiptarët. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Fully, z.Eduard Feller dhe kryetari i CVP për Fully, Gerarld Ancey (Beni) dhe kandidatë të tjerë të kësaj partie. Takimi në fjalë ishte miqësor dhe kryesia u njoftua me plan programin e kësaj partie dhe pse jo bashkëpunimin nëse del fitues kjo parti në këtë zgjedhje të datës 25.11.2018. Kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenel Neziri, i dëshiroi mirëseardhje dhe folën për shoqatën dhe për mërgatën tonë në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi që zgjati jo më pak se dy orë, u prekën shumë tema që kanë të bëjnë për mërgatën tonë.

Kryetari dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, i njoftuan miqtë zviceran, se siç dihet shoqata është apolitike, deri më tash nuk ka pasur këtu në shoqatë interesa personale e as do të këtë, por kontributi nuk ka munguar kur është në pyetje bashkëpunimi për të mirën e mërgatës sonë me polikanë zviceranë, që ky shtet njihet thuajse nga e gjithë mëgata, si atdheu i dytë i shqiptarëve.

Dihet, se mërgata jonë, është një lloj faktori edhe në politikë, sepse dita ditës po rritet numri i mërgimtarëve, por edhe po marrin pjesë shumë shqiptarë në jetën politike zvicerane. Miqtë zviceran, që ishin të pranishëm, dëgjuan me shumë vëmendje, kërkesat e këtyre mërgimtarëve, që janë të integruar shumë mirë në shoqërinë zvicerane.

Disa nga kërkesat e veprimtarëve të kësaj shoqate, ishin, lehtësimi për marrjen e shtetësisë zvicerane, për të pasur të drejtë vote edhe mërgimtarët që kanë qëndrim B dhe C, mundësia për një vend të caktuar për varreza të shqiptarëve, e tema të tjera që kanë të bëjnë me përditshmërinë e mërgatës sonë.

Kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenel Neziri bashkë me anëtarët e tjerë, kërkuan që ti jepet hapësirë edhe mërgimtarëve tanë për të qenë pjesë e politikës zvicerane e në këtë rast të kësaj partie. E njëkohësisht, ata i njoftuan miqtë zviceran, se nëse e shohin ndoj kandidat shqiptarë të ndonjërës parti zvicerane, e që përputhet me interesat e mërgatës sonë nuk mundemi të themi, se nuk do ti japin vota, atij apo asaj. Z.Darbellay, gëzon respekt të madh te mërgata jonë, sepse ai gjithmonë ka qenë pjesë në manifestimet tona.

Kryesia e shoqatës e falënderuan edhe njëherë mikun e madh, z.Darbellay, që gjithmonë  e kanë pasur afër dhe të tjerët në këtë pjesë të Zvicrës, duke i uruar shëndet atyreve, familjeve dhe gjitha të mirat.

Z. Christophe Darbellay, me që po afrohet edhe 28 nëntori, festa më e madhe kombëtare shqiptare, edhe kësaj here, na premtoi, 24.11.2018 ( e shtune në Fully nga ora 19.00), në ate kremtë të madhe.

Krejt në fund të këtij takimi sa miqësor dhe të frytshëm, kryesia e shoqatës, edhe njëherë, i dëshmoi musafirëve zviceranë, se mërgata jonë, e kryesisht, anëtarët e shoqatës, ishin e do të jenë në krah të Zvicrës në çdo situatë, por lutemi, që ky shtet mikë i kombit tonë, të ketë vetëm gëzime dhe ne të jemi pjesë e gëzimeve, si dhe u bëri  thirrje të gjithë mërgatës sonë në këtë pjesë të Zvicrës, që të votojnë edhe në këto zgjedhje të 25.11.2018 dhe në çdo zgjedhje që e parasheh ky shtet, ku jemi edhe ne pjesë e saj. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test