Kryesia e SHH “Medvegja”: “28 Nëntorin tjetër e festofshim në Medvegjën tonë kuq e zi” - Bota Sot
Kryesia e SHH “Medvegja”: “28 Nëntorin tjetër e festofshim në Medvegjën tonë kuq e zi”

Zvicra

Kryesia e SHH “Medvegja”: “28 Nëntorin tjetër e festofshim në Medvegjën tonë kuq e zi”

Nga: Dashnim Habibi Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:42
Fotoreportazh nga SHH “Medvegja” në Fully-Valis i Zvicrës

“Sado që të flitet për Medvegjën është pakë, por ne lutemi që të jemi unikë dhe të kapërcejmë të gjitha pengesat, që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE, bashkë me Kosovën, e pastaj, shqiptarët në Maqedoni të kenë edhe më shumë të drejta dhe Medvegja, Presheva e Bujanoci, të jenë në çdo tryezë diplomati shqiptarë. Të punojmë më shumë për Luginën e Preshevës dhe të përkrahim të gjithë ata që duan ta ribashkojnë këtë pjesë të etnisë shqiptare, Dardanisë së lashtë”, tha ndër të tjera, z.Zenel Neziri, kryetar i SHH “Medvegja”.

Gjithandej mërgatës, nëpër shumë qytete të europës e deri në SHBA, nëntori ka filluar me manifestime të ndryshme, për të kremtuar ditën e flamurit. Duke e ditur, se mërgata është e zënë me punë gjatë ditëve të javës, e shtuna dhe e diela, mbeten dy ditët më të mira, ku festohet kjo festë. Në të gjitha këto manifestime, kryesisht, janë rinia e mërgatës e tek tuk edhe artistë më të njohur të estradës sonë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, që kujdesen për programin artistikë. 

Festa më e madhe shqiptare, 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar, kësaj edhe kësaj here tek medvegjasit të rrethuar rreth shoqatës më të madhe shqiptare në Zvicër e më gjerë me emrin e nderuar SHH “Medvegja”, me mbi 30 vjet veprimtari, ku njihet si ndër shoqatat më të organizuara në europë, ose thënë shkurt, për në europë llogaritet si Pan Vatra e Amerikës, u kremtua në Fully të Zvicrës. Ishin mbledhur qindra bashkatdhetarë, në restaurantin tash më të njohur “Demokratik”, ku ishte e përmbushur me bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare.

Image

Skena ashtu edhe si herave të tjera, ishte e stolisur me flamurin kombëtar dhe portretet e Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Isa Boletini, Adem Jashari e Dr.Ibrahim Rugova. Të gjithëve iu ra në sy edhe një fjali: Edhe Medvegja, Presheva e Bujanoci, janë Shqipëri, që ishte e vendosur me shirit kuq e zi në skenë. Është për ti marrur lakmi organizimeve të shoqatës, sepse e gjithë kryesia dhe anëtarët, me familjet e tyre marrin pjesë në manifestime dhe të gjithë, mundohen të kontribuojnë, që të del programi si është më së miri. Kryetari, sekretari, arkatari, anëtarët e tjerë të kryesisë, por edhe anëtarët e SHH “Medvegja”, nderojnë musafirët që vijnë në manifestim e shpesh edhe duke i gostitur me pije. Kjo tregon mikëpritjen tipike medvegjase, me dorë në zemër e sinqeritet, respektohet musafiri. Programi ashtu si ishte paraparë, filloi në orën 19.00. Edhe pse ishte ditë e zgjedhjeve në Fully e rrethinë dhe në këtë pjesë të Zvicrës kishte edhe manifestime të tjera, salla u mbush me plot mërgimtarë, jo vetëm të Medvegjës, por nga e gjithë Kosova e Maqedonia. Shoqatë, që ia dinë rendin organizimeve, prej A e deri në ZH dhe asnjëherë nuk ka pasur ndoj incident edhe pse servohet alkoholi, por atmosfera vëllazërore mbahet deri në minutin e fundit të manifestimit.

Manifestimi filloi me hapjen e perdeve të skenës dhe u pa SHKA “Medvegja”, kjo emblemë e kulturës shqiptare medvegjase, që ka marrur pjesë edhe nëpër manifestime të ndryshme zvicerane, duke përfaqësuar kombin tonë edhe pse siç dihet, ka plot shoqëri që veprojnë në Zvicër, kjo shoqëri ka respekt nga veprimtarë të dëshmuar të kombit që jetojnë në Zvicër. Me veshje kombëtare, të rinjë e të rejat medvegjase, kënduan hymnin kombëtar dhe filloi programi i ditës së madhe të 28 Nëntorit.

Edhe ata fëmijë të vegjël, që ishin të moshës 4, 5 e deri 7 vjeç, rrinin afër skenës, duke i shikuar vëllezërit e motrat e tyre, që kur të rriten edhe pakë e të jenë pjesë e kësaj shoqërie të formuar nga tash më i ndjeri, Musa Neziri, një personalitet, që sakrifikoi gjithçka, që kjo shoqëri të formohet dhe të jetë shembull i mirë, se si ruhet gjuha, kultura e tradita jonë kombëtare. Veprimtari Musa Neziri, shkoi nga kjo botë, por sytë dhe zemra i shkuan dhe i rrahën tek shoqëria dhe ishte fjala e tij, që edhe nëse ndahem nga Jeta e është afër festa kombëtare apo shënimi i Pavarësisë së Kosovës, mos e ndalni këngën, vallen e recitimin, sepse gjuha jonë e ëmbël duhet të jehojë përgjithmonë e të mos e harrojmë Medvegjën e dashur. Brezi i ri, të vazhdoj të duaj atdheun e të parëve, dhe të mos e harrojnë gjuhën e ëmbël shqipe. Ishin prindërit e këtyre të rinjëve e të rejave, që filmonin me kamera e fotografonin me fotoaparate e telefona, që ti kenë kujtim. Ishte prindi Sabit Abazi dhe të tjerë, që herë pas here, ngriteshin edhe në këmbë nga gëzimi për paraqitjen e mirë të fëmijëve të tyre, kuptohet, si prindi për fëmijë. Motrat Namani, Sofia dhe Liria e moderuan manifestimin, zonjusha Sofie e moderoi në gjuhën shqipe, ndërsa zonjusha Lire në gjuhën frenge. Ishte moderim shembullor, që i gjasonte se je në atdhe.

Image

Edhe si herave të tjera, Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja”, së bashku me Ansamblin “Musa Neziri”, shkëlqyen me programin e tyre kulturo-artistikë me këngë, valle e recitime. Ishin të gjithë anëtarët e kësaj shoqërie, të udhëhequr nga z.Sylejman Musliu, të përgaditur për këtë festë të madhe kombëtare me muaj të tërë, për një orë rresht, shfaqën program ku pas çdo pike artistike, merrnin duartoriktje të shumta nga të pranishmit.

E Sylejman Musliu kishte barrën kryesore të këtij programi, duke shikuar çdo gjë, që të shkoj si duhej. Shumë të rinjë e të reja kanë kaluar nëpër këtë shoqëri dhe po përpiqen që të mbajnë edhe në të ardhmen.

Për 25 vjetorin e tragjedisë ajrore që pat ndodhur në Ohër, për të gjithë ata që humbën jetën dhe në mesin e tyre ishin edhe disa anëtarë të shoqatës u mbajt një minutë heshtje dhe përcollën ngushllimet deri te familjet e tyre, në emër të kryesisë dhe anëtarëve të saj, kryetari i SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri.

Fjalën kryesore të manifestimit e mbajti, kryetari i SHH “Medvegja” në emër të kryesisë dhe anëtarëve të SHH “Medvegja” dhe ndër të tjera ai tha: “

Para se ti them dy fjalë përshëndetëse të nderuar të pranishëm, do të përkulem para gjithë dëshmorëve të kombit që ranë nëpër kohë të ndryshme për Shqipërinë etnike. I përjetshëm kujtimi. Gëzuar. Nuk mundem të mos e pranoj realitetin, se nuk kam emocione, kur kujtoj gjithë ata patriotë që dhanë jetën që ne sot të festojmë. Kujtojmë Skënderbeun, Ismail Qemajlin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, Presidentin historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, Agim Ramadanin, Dr.Aganin, Sali Çekun, Zahir Pajaziti, vëllezërit Gërvalla, vëllezerit Frashëri, Konicën, Nolin, vëllezerit Haradinaj,  Adem Demaçin,e shumë e shumë të tjerë, të pushkës e të penës. I përjetshëm i qoftë kujtimi për ta, ata janë e do të jenë themeli i Shqipërisë. Po kujtoj edhe veprimtarët e mëdhenj të çështjes kombëtare, që sot janë të gjallë, e sakrifikuan gjithçka për të mirën e kombit, e në mesin tonë, si edhe herave të tjera e kemi të nderuarin, z.Riza Demaj, që mbi 10 vjet ishte në burgjet serbe, dhe asnjëherë nuk u thye, asnjëherë nuk ndryshoi, ishte kuq e zi dhe mbeti. Përshëndetje daja Riz, zoti të bekoftë Ty dhe shumë patriotë të tjerë. Sa herë që e shikoj flamurin kuq e zi, të kujtojmë edhe Ty z.Riza Demaj, e shumë patriotë të tjerë, Skënderbeun, Ismail Qemajlin, Adem Jasharin, Nolin, Konicën, të gjithë, që të gjithë, që kurrë nuk janë ndalur për Shqipëri. Të nderuar fëmijë mërgimtarë, që po rriteni larg Medvegjës, larg atdheut, e që po frymëzoheni për atdheun e të parëve të tu edhe nga këto manifestime, të nderuara zonja dhe zotërinjë, vëllezër të një gjaku, medvegjas, preshevarë, prishtinas, tetovarë, ulqinakë, tiranas, e gjilanas, mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhur në këtë manifestim të madh, kushtuar një date të veçantë të 106 vjetorit të shtetit amë Shqipërisë. Shumë i respektuar z. Riza Demaj, veprimtar i çështjes kombëtare, kordinator i LAPSH-it për Argau, miqë zviceranë, mirëse keni ardhur e ju jemi mirënjohës.

Image

Ky 106 vjetor, po na gjenë me Shqipërinë në NATO, Kosovë të pavarur dhe po presim se do të bëhet edhe më mirë në Maqedoni, Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, por edhe në Ulqin, Çamëri e kudo që ka shqiptarë. 

Të nderuar vëllezër e motra, e dini se Medvegja është në një situatë jo të mirë, atje, fatkeqësisht, është një numër shumë i vogël i banorëve, dikur ishte përplot me shqiptarë autokton, e tash, është gjendje e dhimshme. Po shpresojmë, se do të realizohet ribashkimi me Dardaninë. Sepse ishim e do të jemi here do kurë me Dardaninë e lasht. Sado që të flitet për Medvegjën është pakë, por ne lutemi që të jemi unikë dhe të kapërcejmë të gjitha pengesat, që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE, bashkë me Kosovën, e pastaj, shqiptarët në Maqedoni të kenë edhe më shumë të drejta dhe Medvegja, Presheva e Bujanoci, të jenë në çdo tryezë diplomati shqiptarë. Sikur të më çilet zemra, do ta shihni, se është plot me vullnet, e këtë mbrëmje, kur do ta shohin medvegjasit në Medvegjë dhe kudo që gjenden, do ta kuptojnë, se nuk janë të harruar, sepse në mesin tonë ishin stërnipi i Ismail Qemajlit, ishte ish ministri Makolli, ambasadori i Maqedonisë Ramadan Nazifi, i Shqipërisë, Mehmet Elezi, Ambasadori, Flamur Gashi, veprimtari Arsim Mulliqaj, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë. Falënderoj nga ky vend edhe ish ambasadorin e shtetit shqiptarë në Bern të Zvicrës, z.Mehmet Elezi, që është edhe qytetarë nderi i Medvegjës që na ka përkrahur vazhdimisht. Zoti e bekoftë.

Populli shqiptarë meriton të jetë në BE, sepse jemi popull paqësorë dhe këtë po e tregojnë edhe tani më, rinia jonë përmes kulturës e sporti, si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, përfaqësuesja e futbollit të Kosovës, etj, etj.

Të nderuar të pranishëm, gëzuar këtë datëlindje të 106-të, qofshim të bashkuar edhe më shumë dhe të punojmë bashkë edhe në të ardhmen, që të çojmë amanetin e gjithë dëshmorëve në vend. Rroftë Shqipëria, Kosova, Medvegja, Presheva, Bujanoci, rroftë Çamëria, Arbëria, Iliria e Ulqini.

Po ju them edhe njëherë edhe shumë herë, kurrë nuk kemi punuar për interesa personale, bashkë me miqtë e vërtet të shoqatës, kurrë nuk jemi ndalur e as që do të ndalemi. Po mundohen të na ndajnë, janë munduar edhe më herët, por e kanë kot, sepse puna jonë nuk vdes kurrë. Shumë mund ka shku në këtë shoqatë, duke sakrifiku çdo gjë, kjo shoqatë, është shoqata më e sigurt, që ka përfaqësu Medvegjën kudo e deri në Amerikë, e do të përfaqësoje. Këtu nuk ka inate, këtu ka punë. Asnjëherë nuk ju kam larguar e as që do ti largohem, sepse e kemi amanet kombëtar, që për ate tokë të punojmë deri në fund të jetës. Medvegjas të nderuar, mos dëgjoni fjalë rreth e rreth, por ejani e të punojmë si kemi punuar. Fatkeqësisht, kur arrihen sukseset, futen tipa që ta shkatërrojnë shoqatën, por e kanë të kotë, nuk munden, sepse kjo shoqatë, ka miqë shumë besnik edhe ate ndërkombëtar.

Image

Të gjithë që jemi në këtë shoqatë, kemi punuar pa asnjë interes, interesi ishte të punojmë për kombin dhe të kemi miqësi të përjetshme me miqë zviceran.

Nuk po dua të ndalem në këtë realitet, sepse shoqata jonë është si dielli dhe dielli nuk ndryshon kurrë as ngjyrën, e as madhësinë, ai mbetet diell. Zoti i bekoftë të gjithë ata që punuan me vite e vite në këtë shoqatë për çështjen kombëtare. Jemi e do të jemi bashkë për jetë. Perendia e bekoftë kombin tonë, si dhe miqtë tanë si Zvicrën, SHBA-në dhe shtete tjera. Flm shumë edhe njëherë si dhe përkulem para jush. Shpresoj shumë, se do të kalojmë çaste të këndshme.

Gëzuar datëlindjen e 106 të shtetit shqiptarë, ti mbajmë për jetë në shpirt patriotët dhe të mos ndalemi për të mirën e kombit, sepse jemi komb paqësor, që i kemi dhënë shumë edhe europës e botës. Paqe gjithandej botës. Gëzuar”. Me një fjalë rasti përshëndetës, foli edhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, z.Riza Demaj, koordinator i LAPSH-it për kt.Argau, i cili, çdo herë është afër medvegjasëve. Ai ndër të tjera tha: „Kjo është festa më e madhe për të gjithë shqiptarët. Jemi një e do të jemi gjithmonë! Zoti e bekoftë kombin tonë dhe do të vije dita e madhe e bashkimit kombëtar“.

Këtë të shtune, siç dihej, ishin zgjedhjet kantonale në Valis të Zvicrës, por, nuk munguan miq zviceran në mesin e medvegjasëve, si kryetari i CVP për Fully, Gerarld Ancey (Beni), i cili hiq më pak se 20 vjet ka miqësi me bashkëkombasit tanë, pastaj, z.Laurent Léger, që përcolli përshëndetjet e mikut të madh të medvegjasëve, z. Christophe Darbellay, etj. Edhe kësaj here, folën fjalët më të mira të mundshme për mërgatën shqiptare, e në këtë rast për SHH „Medvegja“. Jemi mësuar të shohim në manifestime të medvegjasëve, miq zviceran, duke vallëzuar edhe me plisa të bardhë, kjo tregon, se mërgata shqiptare është e integruar mirë në shoqërinë zvicerane dhe është një miqësi e shëndosh.

Atëherë, kur përfunduan fjalimet përshëndetëse dhe pas programit të SHKA „Medvegja“, në skenë u paraqitën këngëtarët special, që kishin ardhur për këtë manifestim, si vëllezërit Alimusaj dhe këngëtarja Arta Rikaj, të përcjellur me sint nga mjeshtri Avni Neziri. Atmosfera ishte e papërshkrueshme nga këta artista të këngës së bukur shqipe, ku kënduan këngë për bashkim kombëtar, heronjëve dhe më pastaj këngë të ndryshme, që të argëtohen musafirët e shumtë, që ishin në sallë.

Aty, në ora 12.00 të mesnatës, të gjithë u ndanë të kënaqur me program dhe me mikëpritje medvegjase. Medvegjasit, edhe kësaj here ia dolën me sukses, me programin e pasur dhe me musafirë special, duke shpresuar, se vitin tjetër, do të festojnë si duhet në Medvegjë, atëherë, kur të bëhet realitet dëshira e medvegjasëve dhe e gjithë shqiptarëve, që Presheva, Medvegja e Lugina, ti ribashkohen Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test