Presidenti Dr.Rugova, ishte shpirti i popullit shqiptar

Zvicra

Presidenti Dr.Rugova, ishte shpirti i popullit shqiptar

Nga: Haki Latifi Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:23
Presidenti Ibrahim Rugova dhe Haki Latifi

Më 2 dhjetor, kujtojmë ditëlindjen e një udheheqësi shqiptar që lindi e rriti nana shqiptare, një shembull të shkelqyeshëm të fisnikerisë dardane, një intelektual të ndershëm e përparimtar, e një burrë shteti që arrijti shkallën e përkryer të njihet në histori si “President historik“ për më shumë se dy milionë shqiptare të Kosovës.

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, është njeriu që kontribuoi më së shumti në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Me të drejtë quhej edhe Gandi i Ballkanit. Por, Presidenti Rugova thoshte strategjia jonë paqësore, nuk është Gandiane, por Tereziane.

Andaj, Presidenti Rugova, vazhdoi rrugën e figurave të rëndësishme të kombit shqiptar si Pjetër Bogdani, Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Isa Boletini.

Gjithmonë tek ne shqiptarët, fundi i vitit sikur ngjallë më shumë ndjenjën atdhetare. Festat e nëntorit janë ato që gjithmonë përkujtojnë historinë e lavdishme të kombit shqiptarë. Gjatë kësaj kohe në mënyrë më të theksuar përkujtohen edhe personalitetet që në periudha të ndryshme kontribuan në lartësimin e atdhedashurisë dhe lirisë së Kombit Shqiptarë. I tillë është edhe përkujtimi për ditëlindjen e Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili e ka ditëlindjen, më 2 dhjetor, dhe po të ishte gjallë do ti gëzonte 74 vjetorin e ditëlindjes së Tij. 

Ai gjatë jetës, si bir i babait dhe nip i gjyshit, që të dy të pushkatuar dhe të masakruar nga ushtria çetnike serbe me maska partizane, ai nuk do të pushonte së kërkuari me mendje, ditë e natë, varret e më të dashurve, varret që s'arriti t'i gjente kurrë . Ai do të burrërohej para kohe. Do ta "ruante" Nëna , siç thuhet tek në Kosovë, për nënat që rrisin fëmijët jetimë. Do ta rriste me vuajtje dhe besim se një ditë do t'i dilte Zot shtepisë, pa e ditur se po e rriste një djal që kur do të behej burr, do t'i dilte Zot, jo vetëm shtëpisë së tij, por do ti dilte zot edhe Tokës së pushtuar e të larë me gjak, shekuj me radhë, Dardanisë Antike - zemrës së Ilirisë, duke u berë Emblemë e saj e përjetshme.

Që nga viti 1990 e deri ku shkoj në përjetësi, unë e perkraha me ndergjegje të plotë këtë figurë të madhështore të historisë bashkëkohore të Kosovës martire, e çmova punën e tij, dhe dhashë kontributin tim modest çdo herë që Ai e kërkoi, nëpërmes organizimit në kuadër të LDK-së dhe më gjerë. Vizioni i Presidentit Rugova, si prijës shpirtëror dhe real ishte vizion i qartë në luftën e pakompromis për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ai, ishte lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ai sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë dhe rrespektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s.

Lavdi dhe rrespekt të përjetshëm për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat