“Shqiponja dykrenore”, “Marrëveshja kornizë” dhe “079” janë tre fjalët e vitit 2018 për gjermanofonët e Zvicrës, shkruan televizioni zviceran “SRF”.
Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë dhe festimi me gjestin e shqiponjës dykrenore të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit solli një diskutim të zjarrtë në mediat zvicerane për NATI. Publiku tregoi solidaritet me dy futbollistët, të cilët në zemrat e tyre kanë vend për dy vendlindje, përcjell botasot.info.
Fjala «Doppeladler» (shqiponja dykrenore) solli në rend të ditës një debat identitar, thotë filologu Thamar Xandry. Ai është anëtar i jurisë që zgjodhi fjalën e vitit. “Është përfundimisht ajo që na bën zviceranë." Për atë juria, siç thekson më tej Xandry, “ishte e unifikuar tërësisht”.
Fjala e dytë e vitit është “Marrëveshja kornizë”, ku zviceranët prej dhjetë vitesh diskutojnë me Bashkimin Europian për të arritur një marrëveshje të përbashkët, kurse fjala e tretë më e përdorur është titulli i këngës së Pop-Duos Lo & Leduc “079”. Interesante se është numër dhe jo fjalë, por teksti i këngës është akuzuar për seksizëm.
Pra të tre fjalët gjermanofone në Zvicër flasin për integrimin e të huajve, raportin e Zvicrës me BE dhe debatet rreth gjinive. Është fjala për diskursin politik aktual të Zvicrës./BS
Videon mund ta shini duke klikuar KËTU.