Shoqata “Ndue Përlleshi” në Zvicër, organizon tryezë me përmbajtje shkencore me rastin e 550 vjetorit të Gj.Kastriotit-Skënderbeu - Bota Sot
Shoqata “Ndue Përlleshi” në Zvicër, organizon tryezë me përmbajtje shkencore me rastin e 550 vjetorit të Gj.Kastriotit-Skënderbeu

Zvicra

Shoqata “Ndue Përlleshi” në Zvicër, organizon tryezë me përmbajtje shkencore me rastin e 550 vjetorit të Gj.Kastriotit-Skënderbeu

Nga: Dedë Preqi Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Pamje nga tryeza

Edhe mbas këtyre shekujve të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, shqiptarët kudo në trojet e veta, poashtu edhe jashtë trojeve të tyre, organizojnë manifestime të ndryshme gjatë përvjetorëve të këtij  gjigandi dhe strategu të madh, duke e ringjallur e përkujtuar heroin kombëtar në tryeza e supoziume  shkencore, i cili do ishte jo vetëm hero i jonë kombëtar, por edhe mbrojtës i vlerave të qytetërimit Evropian.

Në këto ditë dhjetori të këtij viti në qytezën Grossvangen të Zvicrres, më udhëheqjen e z. Pjetër Gjergjaj, kryetar i Shoqatës “Ndue Përlleshi, organizohet një tryezë me përmbjtje shkencore, për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me ç’rast muarën pjesë edhe figura të rëndësishme shkencore dhe udhëheqëse të Institucioneve të Kosovës, si kryetari i komunës së Klinës, dr. Zenun Elezi, bashkë me drejtorin e urbanizmit të kësaj komune z.Lorenc Marleku, historiani dhe akademiku i mirënjohur z. Frashër Demaj, studiusi e histiriani Mr.Sc Paulin Zefi, nga Lezha, historiani Murat Ajvazi dhe shumë të tjerë nga atdheu dhe diaspora shqiptare.

Tubimin madhështor të kësaj tryeze shkencore e hapi aktivisti i njohur i kauzës atdhetare në  diasporën shqiptare të Zvicres, z. Dedë Hajdari, duke elaboruar në pika të shkurtëra, rëndësinë dhe objektivin e organizimëve të tilla, të cilat vlera na indetifikojnë kulturën tonë kombëtare dhe historike.

Mbas fjalës hyrëse, moderatori i këtij tubimi z.Pal Daka, ua dha fjalën autoritetëve kompetent dhe menagjues të kësaj tryeze, duke e marrë fjalën historiani i spikatur akademik Frashër Demaj, i cili pos tjerash, figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e vlerëson një ndër figurat e mëdhaja historike, jo vetëm kombëtare, por edhe të vlerave të qytetërimit  Evropian, përmes së cilës heroi e përligji zotërimin e vet të pa kufizuar, në pretekstin e dobisë së lirisë dhe të mirëqenjës njerëzore. Dhe historiani Frashër Demaj, në kumtesën e vet shton, duhet të jemi të vemendshëm, kur i referohemi luftrave dhe të bëmave historike të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbe, kundër pushtuesit osman, në këto ngjarje të rëndësishme historike, nuk bëhët fjalë për një luftë kryesisht fetare, por për një luftë kundërpushtuesve të trojeve shqiptare, kundër të cilave i madhi Gjergj Kastrioti, i  udhëheqi plot 25 vite me radhë.

Image

Më këtë nuk duam të thëmi diçka si një fryt i fantazisë për heroin në fjalë, por kemi fakte historike, për diçka që është përsëritur vazhdimisht gjatë historisë tonë kombëtare, si edhe në qarqet e huaja dhe  ndërkombëtare për heroin Gjergj Kasrioti-Skënderbeu, i cili i vendosi thëmelet e para të shtetit shqiptar, dhe nga kjo shpresë u krijue vullneti dhe dalja në dritë e shtetit shqiptar, dhe asgjë nuk qëndron më largë se të vërtetës dhe të një koncepti e procesi historik që zhvillohet sipas domosdoshmërisë dhe bëhët vendimtare në histori, shtoi historiani nga Lezha, z.Paulin Zefi.

Ndërsa, Mr. Murat Ajvazi, historian, shpjegoi disa variante nga supozimet  e vdekjes  Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, para 550 vitëve më parë, i cili këtë vit e kishte publikuar edhe një libër kushtuar heroit në fjalë, që kishte nxjerrë nga shënimet e historianëve zvicërran me titull “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në Historiografinë Zvicërrane”, duke hedhur dritë rreth ngjarjeve historike të Perandorisë osmane dhe betejat që ka zhvilluar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kundër tyre.

Në shenjë respekti dhe falenderimi, z.Gjergj Simonaj, ia dhuron një dhuratë modeste me pikturën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, akademikut dhe historianit të madh z.Frashër Demaj. Kësaj atmosferë manifestive i shtohet entuziazmi e hareja edhe nga muzika e këngët shqipe, që interpretohen nga këngëtari i njohur Kristë Lleshaj dhe këngëtarja Gofile Paplekaj nga Shqipëria, të cilët shoqërohen nga vallet e pa reshtura dora-doras të bashkëatdhetarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkaq, përmes videokamerave dhe aparatëve digjitale, arrijnë edhe përshëndetje e përgëzime të shumta të bashkëatdhetarëve nga vendet e largëta, si edhe nga familja Përlleshi, e familjes së heroit kombëtar Ndue Përlleshi nga Amerika, të cilët shprehin dhe urojnë thellësisht nga zemra gjitha të mirat bashkëatdhetarëve të vet në Zvicërr.

Shoqata “Ndue Përlleshi” e cila është një Shoqatë e re, e themeluar në këtë vit, ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve në gjirin e vet, dhe sipas fjalëve të kryetarit të saj z. Pjetër Gjergjaj, është një vullnet i madh i bashkëatdhetarëve që veprojnë dhe punojnë në Zvicërr, të cilët shprehin vullnetin e tyre të bëhën pjesë e kësaj familje, e cila mbështetët në vetëkontributin e tyre, për të kaluar çastët argëtuese, që zbuesin  brengosjen dhe monotoninë largë vendlindjes dhe atdheut tonë të dashur të Kosovës, Shqiërisë dhe pjesëve tjera etnike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...