Aksident në Zvicër, 1 i vdekur dhe 44 të plagosur, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Zvicra

Aksident në Zvicër, 1 i vdekur dhe 44 të plagosur, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Zvicër.

Aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në një autostradë në Zyrih.

Mësohet se një autobus plot me pasagjerë, ku udhëtonin edhe 2 shqiptarë, është përplasur me një mur.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një person dhe janë plagosur 44 të tjerë, mes këtyre të fundit edhe 2 shqiptarët.

Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.

Image

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në 04:15, ku autobusi sapo kishte lënë Zyrihun.

Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin.

Autoritetet vendase po hetojnë shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat