Gazeta prestigjioze Blick dhe gjitha mediat zvicerane sot kanë shkruar për urimet e ushtarëve me origjinë shqiptare për Ushtrinë e Kosovës

Zvicra

Gazeta prestigjioze Blick dhe gjitha mediat zvicerane sot kanë shkruar për urimet e ushtarëve me origjinë shqiptare për Ushtrinë e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
Kaltrina Azizi dhe Mirlind Mulaj

“Ushtaret nga Zvicra të gatshëm t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës” ky  titull sot gazetën prestigjioze Bilck dhe gjitha mediat në Zvicër duke  ju referuar një shkrimi të “Presheva Jonë” me ushtaret me origjine shqiptare pas themelimit të ushtrisë së  Kosovës  (“Schëeizer Soldaten feiern Kosovo-Armee”; “Des soldats suisses prêts à servir l’armée kosovare”; “Si dicono pronti a servire l’esercito del Kosovo… portando l’uniforme dell’esercito svizzero”)

Ushtare e ish-ushtarë me origjine shqiptare nga Zvicra urojnë ushtrinë e Kosovës!

Bernë, 19 dhjetor - Formimi i Ushtrisë së Kosovës ka gëzuar pa mase edhe oficeret dhe ushtaret shqiptare në Zvicër. Në Gjenevë sot në Zvicër janë rreth 5.000 shqiptare që shërbejnë në armatën zvicerane të cilët me krenari bartin uniformen e ushtrisë se këtij vendi, shembull për vendet e botes për tolerance dhe demokraci.

Reth 300.000 mije shqiptare sot jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Shqiptaret që i shërbejnë armatës zvicerane janë kryesisht ata me origjine nga Kosova, por ko edhe nga Maqedonia, Shqipëria e Presheva.

Sipas mediave zvicerane nder ta është edhe oficerja Kaltrina Azizi me prindër shqiptarë e cila me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike. “Unë sot ndihem e aftë të mbroj shtetin ku jetoj dhe veproj, Zvicrën” ka thënë Kaltrina.

Kaltrina Azizi: Jam krenare që barti uniformen zvicerane!

Sipas 20Minuten, një urim të tille e ka bërë edhe ushtari nga Mirlind Mulaj nga Fshati Isniq komuna Deçan i cili jeton dhe veprën në Zvicër nga mosha 2 vjeçari. Mirlindi u rrit dhe u shkollua në kantonin e Aargaut.

“Tribune de Geneve” ka shkruar se Mirlind Mulaj i ka thënë se është e gatshme “t’i kthehem atdheut po qese na kërkon t’i kontribuojmë proceseve demokratike dhe sigurisë se vendit”

“Po aq jam i afte dhe i gatshme t’i kontribuoj paqes dhe stabilitetit nëse më ftojnë të dhe të jam një ushtar i Atdheut tim Shqipërisë dhe Dardanisë së lashtë. Gjithmonë i gatshme ti kthehem Atdheut im dhe ushtrisë sime kur të kërkon Atdheu i im…” ka shkruar e fund ushtari Mirlind Mulaj nga Burg Aargau.

“Oficerja Kaltrina është kënditja e parë me prindër shqiptar e cila është pjesë e forcave tokësore (Infanteris-Forcat) ne ushtrinë Zvicerane. Ajo ka absolvuar në një nga shkollat e oficerëve më të vështira fizike dhe psikike.

Kaltrina Azizi, e cila ka lindur në Bernë të Zvicrës është me origjinë nga Kosova e cila më 3 shkurt është graduar nga Oberi Gst Roduner (Kolonel) me titull oficer-lejtënant dhe është pranuar në korin e oficerëve nga Brigader Nageri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat