Haradinaj – Stublla: Çdo veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit e dëmton rëndë Kosovën

Aktuale

Haradinaj – Stublla: Çdo veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit e dëmton rëndë Kosovën

Më: 30 prill 2024 Në ora: 15:21
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asnjë proces i anëtarësimit të Kosovës nuk do të ishte fitore nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit.

Në platformën X, Haradinaj ka shkruar se secili veprim i institucioneve të vendit drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44, e dëmton Kosovën.

“Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës. Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës”, ka pohuar ajo.

Ajo thekson se “këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat