Hasani i reagon Albulena Haxhiut

Aktuale

Hasani i reagon Albulena Haxhiut

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:05
Enver Hasani

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, e profesori Enver Hasani, ka përgënjeshtrar Ministren e Drejtësisë Albulena Haxiu, e cila tha se pas anëtarësimit në Këshill të Evropës, do të hapet mundësia për të adresuar krimet e luftës.

Hasani ka sqaruar se Gjykata e Strasburgut nuk ka lidhje me adresimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“Nuk ka lidhje kjo gjykatë me krimet e luftës. Në mënyrë të njëjtë, as familjarët e të zhdukurve nuk mund të padisin Serbinë për personat e pagjetur. Kjo është kështu për shkak se kjo gjykatë nuk mund të ketë juridiksion për situatat dhe gjendjen e krijuar në kohën kur Kosova nuk ka qenë shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Hasani.

Tutje ai e ka quajtur mashtrim brutal të njerëzve dhe lojë me ndjenjat e tyre, pretendimin se kjo Gjykatë do të merret me krimet e luftës.

“Është një mashtrim brutal i njerëzve dhe lojë me ndjenjat e tyre, kur thuhet e premtohet se pas anëtarësimit tonë në Këshill të Evropës, individët dhe familjarët e goditur nga fatkeqësitë e luftës mund të realizojnë të drejtat e tyre në Strasburg” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat