“Parat e turneut i investova në studime”, një rrëfim ndryshe i deputetes së PDK-së

Aktuale

“Parat e turneut i investova në studime”, një rrëfim ndryshe i deputetes së PDK-së

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:37
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, është paraqitur me një rrëfim ndryshe se si jemi mësuar ta shohim në skenën e politikës.

Hoxha ka treguar se si ka filluar të merret më muzikë dhe si ka vazhduar të merret me arkitekturë, duke mos e pasur idenë që më vonë do të merret me polotikë

Hoxha ka thënë se me paratë që fitonte nga turnetë që bënte paguante studimet jashtë vendit, teka tregoi se albumin e dytë e ka promovuar në Mitrovicës në vitin 2003.

“Në momentin kur unë e kam plasu albumin e dytë në maj të 2003, në Mitrovicë. Jo rastësisht kemi shkuar atje. Ka qenë shumë vështirë Mitrovica menjëherë pas luftës. Ideja ime dhe e Enisit (Preshevës) duke qenë se ai është mitrovicali qind për qind e unë kam lind atje. Kemi pasur dëshirë më çu një aktivitet atje sepse ka qenë shumë zymtë në atë kohë. Sidomos pas ngjarjeve të marsit të 2004. Mandej edhe më shumë u zymtua qyteti por kjo është para këtyre ngjarjeve, në 2003. Në shkojmë atje për të krijuar një moment tjetër. Mandate ka qenë një turne në krejt Kosovën me grupin XXl, që i falënderoj shumë… me merr malli për atë kohë, ka qenë shumë bukur.

Ndërkohë unë aplikova në programin e Universiteti të Luvenit, më këtë masterin që lidhet me arkitekturën e vendbanimeve njerëzore. Më shumë në idenë e projekteve dhe planifikimeve strategjike ne komunitet. U pranova unë dhe një shoqe e imja, Arlina. Mandej mu dashtë mu shkëput. Sepse nuk ka apsur bursë që të shkoj atje jashtë. Dhe mandej thjesht me krejt paratë e qarkuara në turne unë shkova dhe investova në studimet e mija atje kur kam qenë ka qenë një kohë shumë e gjatë e reflektimit se çka dua të bëj me vetën”, ka thënë Hoxha .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat