Miftaraj: Kosova edhe pas antarësimit në KiE nuk mund të ushtrojë padi për krime lufte kundër Serbisë

Aktuale

Miftaraj: Kosova edhe pas antarësimit në KiE nuk mund të ushtrojë padi për krime lufte kundër Serbisë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:15
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se edhe pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Kosova nuk mund të ushtrojë padi kundër Serbisë, për çështje që kanë të bëjnë me dëmet e shkaktuara prej luftës së fundit.

“Në radhë të parë ne duhet të jemi të sinqrtë për familjarët e viktimave të luftës së fundit në Kosovë, duhet të jemi të sinqertë me vetë viktimat dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përçojmë mesazhe  të cilat pastaj mund të sjellin dëshprim tek të njëjtit.  Në bazë të asaj që e përcakton Konventa Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut, praktikës që kanë ndërtuar Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut, fatkeqësisht mund të them që qytetarët e Kosovës nuk mund të ushtrojnë padi, qoftë për familjarët e viktimave të luftës apo çështje të tjera që lidhen me dëme që ju shkaktuan Kosovës në luftën e fundit”, tha ai.

Miftaraj tregon se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në parim nuk pranon padi që lidhen me krimet që hyjnë në kuadër të Konventës Ndërkombëtare Penale, siç janë krimet e luftës apo gjenocidi.

“Kjo për arsye, në radhë të parë, sepse Serbia është pranuar në Këshill të Evropës vetëm në vitin 2003 që nënkupton se lufta e fundit në Kosovë ka qenë në Ish-Jogusllavi dhe Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Serbia si entitet i ri i antarësuar në KiE, në njëfarë mënyre nuk i ka marrë përsipër do të thotë ato obligimet që i ka pasur si Ish-Jogusllavi. Në anën tjetër, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në parim nuk pranon padi që lidhen me krimet që hyjnë në kuadër të KonventësNdërkombëtare Penale, siç janë krimet e luftës, gjenocid etj”, tha Miftaraj.

Miftaraj në fund theksoi se në këto rrethana nuk është korrekte që qytetarëve të Kosovës t’iu ipen informata të rreme që të njëjtit mund ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm nëse Kosova bëhet pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat