“Lajm shumë i keq për Kosovën”, publicisti ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve – përmend lëshimin që iu bë Serbisë!

Aktuale

“Lajm shumë i keq për Kosovën”, publicisti ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve – përmend lëshimin që iu bë Serbisë!

Nga: A.M. Më: 13 maj 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk do të shqyrtojnë aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë as në mbledhjen që do të mbahet këtë javë.

 E për këtë ka reaguar ashpër publicisti Milaim Nela.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ky nuk është vetëm një lajm i paprecedentë por shumë i keq për Kosovën.

“Është një lëshim tjetër që i bëhet Serbisë dhe mesazh jashtëzakonisht i gabuar që i jepet një shteti agresor siç vazhdon të jetë Serbia!” – shkroi ndër të tjera Nela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shtyrja e vendimit të KiE për shqyrtimin e anëtarësimit të Kosovës në mbledhjen e tij të radhës është jo vetëm një lajm i paprecedentë por shumë i keq për Kosovën!

Është një lëshim tjetër që i bëhet Serbisë dhe mesazh jashtëzakonisht i gabuar që i jepet një shteti agresor siç vazhdon të jetë Serbia!

E shprehur me gjuhë të thjeshtë është ulje në gjunjë e Europës para Serbisë!

Politika Europiane ndaj Ballkanit dhe në veçanti ndaj Kosovës është më e paqartë se kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat