Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme [e hënë] ka pritur në takim Ministrin e Britanisë së madhe për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson të cilin e falënderoi për mbështetjen në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se luftimi i migrimit të paligjshëm mbetet prioritet i MBP-së, duke shtuar se kjo ministri ka hapa konkretë për këtë veprim.
“Luftimi i migrimit të paligjshëm mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për këtë ministri Sveçla e njoftoi ministrin Tomlinson mbi hapat konkret që MPB ka ndërmarrë në këtë drejtim. Ministri Tomlinson përgëzoi ministrin Sveçla për punën, gatishmërinë për bashkëpunim, dhe veçanërisht për përfshirjen e Republikës së Kosovës në task forcën e përbashkët me Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar në luftimin e migrimit të paligjshëm. Pas takimit të dy ministrat dhe delegacionet e tyre vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku Ministri Tomlinson pa nga afër modalitetet dhe kapacitetet përmes së cilave zyrtarët angazhohen në menaxhimin kufitar”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas njoftimit të MP-së thuhet se dy ministrat dhe delegacionet vizituan edhe pikën kufitare në Morinë, ku ndoqën punën e policisë kufitare.