Osmani u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Aktuale

Osmani u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Më: 13 maj 2024 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në vend dhe atyre në mërgatë që të regjistrohen.

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë para se procesi i regjistrimit të përfundojë.

Osmani, përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, ka bërë të ditur se tashmë edhe vetë presidentja është regjistruar.

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!  Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, shkroi ajo.

Sipas saj, investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat