Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.
Përmes një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrisë bëhet e ditur se në takim, krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministri Kurti dhe ambasadori Ҫobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet 16 maj, në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar ‘Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor’, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.