Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim

Aktuale

Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:17
Foto nga takimi

Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me një takim me Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.

Zyra e Kryeministrit thotë se “në këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi z. Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për z. Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara”, njoftoi ZKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat