Nënkryetarja e PDK-së: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye

Aktuale

Nënkryetarja e PDK-së: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye

Më: 13 maj 2024 Në ora: 19:28
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye.

Sipas saj e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

“Në këtë situatë që e ka sjellë vendin, mendoj se për të është një situatë pa krye.

 Ai po e kërkon një strategji dalëse nga lëmshi apo nga ngërçi që e ka sjellë vendin”, tha ajo.

“Nga ajo se si ne e shohim e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet për të dalë nga ky ngërç të cilin e ka krijuar zotëri Kurti”, shtoi Ahmetaj në Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat