“E kemi parë se si ka përfunduar miqësia Kurti-Mustafa!”/ Miftaraj ka disa fjalë për darkën e sotme Kurti-Krasniqi

Aktuale

“E kemi parë se si ka përfunduar miqësia Kurti-Mustafa!”/ Miftaraj ka disa fjalë për darkën e sotme Kurti-Krasniqi

Nga: M.L. Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Ehat Miftaraj

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drjetësi, Ehat Miftaraj e ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Miftaraj shkruan se “strategjia” e daljes për të mbuluar dështimet e mëdha në tre vite e gati tre muaj qeverisje nuk duhet të arsyetohet dhe legjitimohet me zgjedhje të reja.

Madje, ai bëri edhe një krahasim interesant të takimit të Kurtiit dhe Krasniqit me takimin e dikurshëm Kurti-Mustafa.

Postimi i plotë:

Për Kurtin personalisht, jo domosdoshmërish për LVV, është e rëndësishme që të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe përgjegjësia për dështimin e miratimit të politikave dhe ligjeve të shpërndahet tek të gjitha partitë politike që përfaqësohen në Kuvend. Kurti nuk pranon të dorëhiqet ose shkarkohet qeveria, pasi kjo do të përkthehej si dështim personal i qeverisjes së Kurtit.

Përndryshe, LVV duhet të përfundojë mandatin e plotë dhe të përmbushë premtimet elektorale. Kjo strategji e daljes për të mbuluar dështimet e mëdha në tre vite e gati tre muaj qeverisje nuk duhet të arsyetohet dhe legjitimohet me zgjedhje të reja. Takimi miqësor i Albin Kurtit me Memli Krasniqin e ktheu në kohë me takimin miqësor të Albin Kurtit me Isa Mustafën dhe qeverisjen Kurti 1. E kemi parë se si ka përfunduar miqësia Kurti-Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat