Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas takimit që zhvilluan së bashku kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi.
Ai ka thënë se veprimi i Kransiqit tregon se PDK ka bërë lëvizjen e duhur, duke shtuar se të tjerët “mbetën në kurthën e inateve që nuk i lejojnë ta tejkalojnë vetveten”.
Postimi i plotë:
Sonte krejt qenkan t'u fol/shkru për Memlin. Prej që është në opozitë, kurrë ma tepër nuk është lakuar emri i tij.
Kjo tregon se e ka bë lëvizjen e duhur në politikë dhe reflektorët tashmë janë kthyer kah ai.
Të tjerët mbetën në kurthën e inateve që nuk i lejojnë ta tejkalojnë vetveten.