Krasniqi e LDK-së për Marrëveshjet Ndërkombëtare: Jemi parti shtetndërtuese, nuk kushtëzojmë asgjë në interes të Kosovës

Aktuale

Krasniqi e LDK-së për Marrëveshjet Ndërkombëtare: Jemi parti shtetndërtuese, nuk kushtëzojmë asgjë në interes të Kosovës

Më: 15 maj 2024 Në ora: 16:57
LDK

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklarimit të PDK-së, se kjo parti do i votoj Marrëveshjet Ndërkombëtare, kur ato të vijnë në Kuvendin e Kosovës për votim.

Krasniqi thotë se subjekti i saj është shtetndërtues dhe se si deputetë të LDK-së, i kanë votuar gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

Ajo deklaron se LDK-ja nuk i kushtëzon me asgjë marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.

Postimi i saj:

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e shtetndërtimit.

Ne si deputetë të Kuvendit, i kemi votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes të qytetarëve.

Ne nuk kushtëzojmë asgjë që është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Të gatshëm gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat