“Rrjedha e ujit do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme”/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Evropa po ndryshon, përmend edhe Kosovën!

Aktuale

“Rrjedha e ujit do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme”/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Evropa po ndryshon, përmend edhe Kosovën!

Nga: A.SH Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas plagosjes së kryeministrit sllovak, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se më këtë sulm, Evropa Lindore po merr trajektore tjetër, duke thënë se po ndryshohet në mënyrë negative nga lufta hibride e Rusisë.

Shala madje ka përmend edhe Kosovën sa i përket kërcënimit që po i bëhet nga Serbia.

“Tani na duhet një zë për të menduar për një platformë të brendshme kombëtare në radhën e parë të rreziqeve që po kërcënohet Kosova dhe gjithashtu në nivelin me Shqipërinë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Pra, zhvillimet në Evropën Lindore po marrin një trajektore tjetër.

Tentativa për vrasjen e kryeministrit sllovak dëshmon se Bota, Evropa po ndryshon në mënyrë negative nga lufta hibride e Rusisë!

Tani na duhet një zë për të menduar për një platformë të brendshme kombëtare në radhën e parë të rreziqeve që po kërcënohet Kosova dhe gjithashtu në nivelin me Shqipërinë .

📌"Rrjedha e ujit do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme, qoftë nga sasia apo nga shkatërrimi që do të lërë...?"

Ne kemi nevojë për një ekip uniteti, e di dhe e kuptoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por mbani mend një gjë:

Nëse do të na gjykon historia , nëse në një moment nuk dimë të rreshtohemi, atëherë fatura do të jetë individuale, por efekti do të shihet në kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat