Vepra kriptoartistike shitet për 69.3 milionë Dollarë

Art

Vepra kriptoartistike shitet për 69.3 milionë Dollarë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 22:52
Vepra kriptoartistike

Një vepër arti dixhitale për herë të parë është shitur me një vlerë mbi 69.3 milionë Dollarë. Një shifër rekord që e bën autorin Mike Winkelmann artistin e tretë më të vlerësuar në botë, pas Jeff Koons dhe David Hockney.

Blerësi, i cili është ende anonim pagoi plot  69,3 milionë Dollarë, përfshirë tarifat e ankandit për veprën kriptoartistike “The First 5 000 Days” një skedar monumental i artistit të njohur si Bipell. Ilustratori 39-vjeçar ka mbledhur çdo ditë plot 5000 imazhe individuale për 30 vite.

Vepra është tërësisht dixhitale: një kolazh prej 5 000 imazhesh të krijuara dhe të postuar në rrjetet sociale nga viti 2007 deri në 2021, që përfshin skena dhe vizatime surreale nga politikanë, si Donald Trump dhe Mao Tse Tung, së bashku me personazhe vizatimorë nga Mickey Mouse e Pokemon.

Shifra fillestare e ankandit ishte vetëm njëqind dollarë, për veprën “5000 ditët e fundit”. Për shtëpinë e ankandeve “Christie’s”  ky ishte ankandi i parë i një vepre pa një përbërës fizik dhe hera e parë në historinë e saj 255-vjeçare që bastet u pranuan në kriptomonedhën eterium.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat