Policia në Gjermaninë Juglindore po kërkon ndihmë nga qytetarët nëse ata dinë diçka mbi dy piktura të shekullit të 17-të që u gjetën të hedhura në plehra.
Pikturat u gjetën nga një 64-vjeçar në një kosh plehrash në Bavari dhe iu dorëzuan stacionit të policisë në Këln.
Policia po kërkon pronarin e veprave të artit, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ato janë vepra origjinale, unike dhe shumë të rralla me vlerë miliona euro në tregun e veprave të artit.
Një nga pikturat është një portret i qeshur i artistit italian Pietro Bellotti që në vitin 1665.
Piktura tjetër përshkruan një djalë të qeshur me një kapele të kuqe – me datë të panjohur, – nga artisti Hollandez Samuel van Hochstratten.
Ky artist ishte një student i Rembrandt në Amsterdam, me një vepër të pasur artistike. Rembrandt jetoi nga viti 1606 deri më 1669.