Pamje dramatike: Momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë

Evropë

Pamje dramatike: Momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

U qëllua me armë, momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë

Kryeministri i Sllovakisë Roberto Fico është qëlluar me armë dhe ndodhet në spital. Ky është momenti i tmerrshëm, kur pasi u qëllua, kryeministri sllovak futet me shpejtësi në makinë nga forcat e tij të sigursë.

Po në këtë moment është vënë në pranga edhe autori i dyshuar.

Disa të shtëna u qëlluan në drejtim të Ficos, sipas agjencisë së lajmeve TASR. Gjendja e kryeministrit nuk dihet dhe shërbimi mjekësor i urgjencës së Sllovakisë tha se dërgoi një ambulancë me helikopter në vendngjarje.

Qyteti Handlova, ku ndodhën të shtënat, është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti Bratislava. Qeveria ishte në qytet për një takim jashtë vendit, shkrun Tch, transmeton KosovaPress. 

Kush është Robert Fico?

Robert Fico është një populist që bëri një rikthim politik vitin e kaluar. 59-vjeçari është krahasuar më parë me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Por fitorja e tij në zgjedhje vjeshtën e kaluar nënkuptonte se NATO kishte gjithashtu liderin e saj të parë që ishte dashamirës ndaj Vladimir Putinit të Rusisë. Kritikët kanë shprehur frikë në rritje se Fico do të braktiste kursin pro-perëndimor të Sllovakisë. Mijëra njerëz kanë mbajtur vazhdimisht protesta në të gjithë Sllovakinë kundër politikave të zotit Fico, shkruan Sky news.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat