“Ajsani”, i kërkuari nga Interpoli u strehua në “Lakeside”, flasin nga hoteli

Lajme

“Ajsani”, i kërkuari nga Interpoli u strehua në “Lakeside”, flasin nga hoteli

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:31
Hasan Buçeza dhe hotel Lakeside

Krimineli shqiptar, Hasan Buçeza i njohur si ‘Ajsani” është arrestuar në Durrës pas ishte në kërkim që nga viti 2012 nga Interpoli për trafikim me drogë në Itali.

Buçeza ishte në kërkim nga data 6 maj të vitit 2005, pasi ndaj tij autoritetet italiane kishin lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafik droge”; vepër për të cilën është dënuar me  30 vjet burgim.

Autoritetet shqiptare arritën që disa vite më vonë ta kapin të kërkuarin në qytetin e Durrësit, me 27 prill.

Gjatë kohës sa ka qenë në arrati, Buçiza kishte shijuar lirinë në Kosovë. I shoqëruar nga biznesmen e epror të lartë të Policisë vendase ai ishte strehuar në hotelin e biznesmenit kosovar, Feim Pulaj.

Gazeta ka mësuar se para arrestimit, Buçeza kishte qëndruar në hotelin “Lakeside” në Vërmicë të Prizrenit.

Këtë e konfirmojnë edhe nga hoteli “Lakeside”. Përmes një përgjigje për Gazetën thuhet se  Ajvaz Buçeza kishte qëndruar për disa ditë në hotel por përjashtojnë dyshimet se ai është shoqëruar me pronarin e hotelit, Feim Pulaj.

“Personi në fjal që ju po i referohuni, konfirmojmë se ai si çdo person dhe vizitor tjetër ka qëndruar në ambientet e hotelit tonë për ca ditë. Pra nuk ka qëndruar asnjëherë, një muaj dhe as shumë muaj, por ca ditë dhe ka paguar si gjithë të tjerët. Asnjëri prej pronarëve, duke përfshi edhe z. Pulaj asnjëherë nuk e kanë njohur të njejtin më parë dhe nuk kanë pasur dhe as ka ndonjë lidhje miqësore”, thuhet në përgjigjen e hotelit “Lakeside”.

I kërkuari nga Interpoli për trafikim me drogë, Hasan Buçeza, është parë duke u shoqëruar edhe me zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës.

Një fotografi e publikuar, Buçiza shihet nën shoqërinë e ish komandanti i pikës kufitarë në Vërmice dhe ish komandant i stacionit policor në Prizren, zyrtari Qamil Kroni.

Qamil Kroni ishte suspenduar nga kjo pozitë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Tashme ai ka pozitën e Shefit të Sektorit Rajonal për Resurse në DRP Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat