Haben die Albaner am 29. November genügend Grund zum Feiern?

Meinung

Haben die Albaner am 29. November genügend Grund zum Feiern?

Russland: Xhevat Mustafa Ich: 29. November 2026 Heute: 08:02 Uhr
Xhevat Mustafa

Për 29 nëntorin 1944, pa e ulur respektin dhe mirënjohjen për 1-3 vitet e luftës që bënë rreth 30.000 partizanë çetash dhe brigadash (jo 70.000), e sidomos për rreth 4.800 dëshmorët dhe viktimat (jo 28.000), shumica e të vërtetave të përjetuara, e shifrave të propaganduara, e sukseseve dhe fitoreve të sajuara dhe e krimeve, gabimeve, gjëmave, eksperimenteve të dështuara me ekonominë e vendit dhe me jetët e shqiptarëve, japin fakte dhe arsye të panumërta të thuhet me plot gojën dhe bindjen se kjo ditë nuk meriton të nderohet si festë!

Sepse, më 29 nëntor 1944, Shqipëria dhe shqiptarët u çliruan pas 5 vitesh nga pushtuesit italianë dhe gjermanë, që na mundësuan vetëqeverisjen dhe bashkimin kombëtar, të flakur nga Enveri aty ku e dëshironin “vëllezërit e tij jugosllavë”, në Danub apo Savë, dhe ranë nën pushtimin 82-vjeçar, gjoja komunist, nën këmbët e një njeriu si Enver Hoxha?!

Shumica e enveristëve, masivisht ish-ushtarakë, ish-aparatçikë e pensionistë, bëjnë sikur kanë harruar se Enveri i zemrave të tyre zhduku qindra intelektualë të diplomuar jashtë vendit, kur erdhi në pushtet më 1944-ën!

Se shifra e përgjithshme, e përafërt, e viktimave të diktaturës enveriane, të ekzekutuar dhe varur, të zhdukur, të burgosur e të internuar, të vdekur nëpër burgje..., është rreth 60.000, ose 1 në rreth 14-15 banorë që kishte Shqipëria më 1944-1945?!

Gjithashtu, bëjnë sikur harrojnë se ai i izoloi shqiptarët edhe nga familjarë e kushërinj në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Greqi..., deri aty sa e rrethoi brezin kufitar me tela me gjemba e zona kloni, ku, nëse duhej të shkoje tek njerëzit e tu apo tek miqtë në zonat kufitare, për ngjarje të gëzueshme ose fatkeqësie, duhej të merrje leje në Ministrinë ose Degën e Punëve të Brendshme?

Në çdo 3-4 vjet do të sajonte e shpallte vetë grupe armiqësore në arsim, kulturë, bujqësi, industri, në shkencë e mjekësi, në ushtri e polici...!

Për më tepër, pa nguruar të pushkatonte edhe ajkën e Ushtrisë Popullore, anëtarë të Byrosë Politike, gjeneralë dhe heronj të popullit, që kishin bërë luftën për liri si drejtues të njësive partizane dhe të Ushtrisë Popullore, ndërsa ai hante, pinte dhe flinte nëpër çadra e baza të luftës me “vëllezërit jugosllavë”, Miladinin e Dushanin, si dhe me ushtarakët e misioneve amerikane dhe britanike...?!

A mund të pranohet pa u revoltuar apo pa qeshur sa të dhembin brinjët se “Enveri e bëri Shqipërinë me ekonomi, industri minerare dhe energjetike të fuqishme, si dhe me bujqësi të rendimenteve të larta” (shumica në shifra të fryra apo mashtruese)?!

Se Enveri e bëri “Shqipërinë socialiste” me arsim me shtrirje mbarëvendore, deri në nivelin universitar, kur në shumicën e fshatrave kishte klasa kolektive dhe kur programet dhe tekstet ishin me politizim dhe enverizim absurd dhe ekstrem, nga a-ja deri tek zh-ja?!

Se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me shëndetësi edhe në fshatra të thellë e të largët, ndërsa nëpër spitale dhe ambulanca kishte mungesa të shumta në aparaturat moderne të kohës dhe në ilaçe me cilësi të lartë?!

Se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me transport automobilistik, kur rrugët ishin me dy korsi dhe të mbushura me gropa, sa rreth 160-175 km Tiranë-Kukës, Tiranë-Korçë, Tiranë-Sarandë... bëheshin për 7-8 orë, me dhimbje të forta në veshka e kocka, si dhe me transport hekurudhor, kur lokomotivat ecnin me shpejtësi rreth 30-40 km në orë?!

Nostalgjikët e enverizmit kanë paturpësinë të shprehen se në kohën e tij jetonim më mirë, kur në qytete një familje me 4, 6, 8 frymë jetonte në një apartament 1+1 ose 2+1, me sipërfaqe 40-60 metra katrorë dhe me një komoditet të varfër e uniform?!

Kur në shumicën e apartamenteve kishte furrnela me vajguri, që merrej me radhë për disa orë, me të cilat gatuhej në nevojtore?!

Enveristët fanatikë bëjnë sikur harrojnë edhe gjendjen e mjerueshme në fshatra. Fshati socialist që prodhonte edhe grurë, hante bukë gruri e misri, si tulla! Për më keq, në kohën e tufëzimit, nuk iu lejua të mbanin as pula e gjela, rosa e pata...

Enveristët nuk reshtin së mburruri se Enveri e bëri dhe e la Shqipërinë me ushtri moderne dhe të fuqishme, sa “mund të fitonte edhe me ushtritë e NATO-s e të BS bashkë”..., kur, nëse do ta kishin ndërmend ata, mund të futeshin në vilën, kabinetin, tunelin, bunkerin, WC-në... e Enverit për 1-3 muaj?!

A mund të besohet nga njerëzit me nivel normal mendor, logjik, intelektual... se nga 29 nëntori 1944 e deri ditën kur iku nga jeta tokësore, me 99.999% në ferr, “Enver Hoxha ngriti nga mjerimi mesjetar nivelin e jetesës së popullit shqiptar”, kur i la edhe pas mesnatës së 11 prillit 1985 shumicën e shqiptarëve nëpër radhët e gjata për të marrë me tollona, në dyqane ku edhe minjtë mund të thyenin dhëmbët apo të vdisnin nga uria, ato ushqime me gramatura të pakta e me autorizime; pas disa vitesh, një TV bardhezi, një frigorifer, një makinë larëse; një kabinë druri apo një dhomë me sipërfaqe 6, 8 metra katrorë në plazhe?!

Nuk mund të harrohet se në kohën e Enverit, në shumicën e vendeve të punës në institucione e ndërmarrje (në ushtri, polici, Sigurim... edhe më e lartë), paga mujore ishte 450-850 lekë në muaj!

Ndërsa në kooperativa bujqësore, dita e punës paguhej 3-12 lekë, duke i detyruar shumë familje të punonin me vite për të larë borxhin!

Të burgosurit e të internuarit jetonin në kushte të tmerrshme trajtimi, ushqimi dhe përkujdesjeje shëndetësore, sa qindra nuk arritën të dilnin të gjallë!

Fare SHQIP e troç, si mund t’i jepen të gjitha meritat për drejtimin e një shteti për mbi 40 vjet një njeriu kontrovers e pervers, me shumë mungesa e mangësi?!

Për më keq, bosh për nga njerëzillëku, nga besa, keqardhja dhe mirënjohja edhe për njerëz të familjes, shokë, miq e bashkëpunëtorë, që i kishin bërë vetëm të mira...

Si mund të harrohet se nëpër ministri kishte ministra me diploma universitetesh amerikane, angleze, italiane, franceze, sovjetike, si dhe kuadro me diploma nga universitetet polake, çekosllovake, hungareze, rumune, bullgare, gjermano-lindore e deri më 1961 këshilltarë nga këto vende?!

Si mund të thuash se vrasjet dhe vetëvrasjet ishin në nivel minimal, kur Enveri ka vrarë, nëpërmjet spiunëve dhe xhelatëve, që nuk ia bënin fjalën dy, nga 5 maji 1942 e deri sa ngordhi, me mijëra “armiq të partisë e të popullit”, gjeneralë, gazetarë, shkrimtarë, për një dashuri, për fjalë goje, për një poezi, këngë, edhe më shumë se ushtritë pushtuese italiane dhe gjermane bashkë?!

Si mund të quhet normale kur ai, një shkollëmesëm, bënte profesorin dhe prokurorin para SPECIALISTËVE, PROFESORËVE, GJENERALËVE, SHKENCËTARËVE...?!

Tufat e enveristëve kapen fort tek fakti se në kohën e Enverit të tyre kishte qetësi, sa edhe femrat mund të lëviznin, edhe nga mesnata, vetëm apo me grupe të vegjël. Por enveristët fanatikë, deri në çmenduri, bëjnë sikur harrojnë se vrasjet, vetëvrasjet, përdhunimet e femrave... i bënte vetë Enveri dhe shteti i tij, me duart e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve, oficerëve të Sigurimit e të policisë, të drejtorëve, sekretarëve të partisë, kryetarëve të kooperativës, brigadierëve...!

Është absurde dhe për t’u shqetësuar seriozisht si popull e shoqëri që tufa apo kope enveristësh të lashtë apo më të rinj, në zyra të piramidës politike, qeverisëse dhe shtetërore të pas vitit 1990 e deri në vende kapitaliste, ku prej 35 vitesh e më pak kanë gjetur parajsa tokësore, vazhdojnë edhe tani, në fund të vitit 2026, ta duan dhe nderojnë kohën e diktaturës enveriane dhe vetë Enverin!

Ndërsa mijëra viktimat e persekutimeve çnjerëzore prej Enverit dhe diktaturës së tij nuk mund t’i harrojnë dhe falin masakruesit e tyre fizikë, shpirtërorë, jetësorë... dhe mund t’u vërsulen xhelatëve të tyre me një tufë pyetjesh fshikulluese, edhe më shumë se shufrat e thanës:

Si nuk ndjeni turp që e zbukuroni atë periudhë dhe mohoni vuajtjet e shumicës së shqiptarëve?

Si nuk ju vret aspak ndërgjegjja që “harroni” mashtrimin e fëmijëve nëpër shkolla, ku nga tekstet dhe mësuesit u thuhej se gjithçka kishin ishin vepra dhe dhurata të “nënës parti” e të “xhaxhit Enver”, thua se prindërit e tyre nuk punonin e nuk fitonin me djersë as bukën e gojës?!

Nuk është e drejtë dhe e logjikshme të ketë nostalgji për atë periudhë, vetëm sepse situata e tanishme në Shqipëri, edhe pas 82 vjet qeverisjesh, gjoja socialiste (70 vjet) e gjoja demokratike (12 vjet), është masivisht mjerane e skandaloze, shumë larg premtimeve të PD-së dhe PS-së më 1991-1992 e deri në fund të nëntorit 2026.

Apo me ca përmirësime sipërfaqësore e jo ndjeshëm jetësore, nga mijëra pallatet, vilat, kullat, resortet nëpër plazhe; nga 10-12 milionë turistët e huaj në vit...?!

Gjatë këtyre 13 viteve të qeverisjes, edhe Edi Rama e ka bërë gjoksin gropë duke u vetëmburrur për suksese e rekorde dhe duke mos pranuar se edhe sot, më 29 nëntor 2026, rreth 60% e familjeve dhe e pensionistëve janë me të ardhura mujore në rreth 40-50.000 lekë, kur faturat e taksave e të korrupsionit dhe çmimet e ushqimeve, të ilaçeve, shërbimeve... janë tejet të larta, 25-40% më të larta edhe se në Gjermani, Itali, Greqi..., me paga e pensione 4-8 herë më të larta?!

Nga çdo anë që ta analizosh, del përfundimi se kjo gjendje e vështirë në nivelin e jetesës, me plotpushtetizimin e pafre, deri në enverizim të Edi Ramës, të korrupsionit, të kultivimit dhe trafikimit të drogave e të industrisë së pastrimit të qindra milionave dhe të miliardave prej tyre, të emigracionit të pandalshëm..., është rrjedhojë e kohës dhe e trashëgimisë së Enver Hoxhës dhe të enverizmit, që vazhdon të jetë në pushtet nëpërmjet tufës së trashëgimtarëve të tij edramistë...!

Një thirrje e sinqertë për enveristët e 3 brezave: meqenëse nuk ndjeni shtytje të brendshme dhe presion ligjor për pendesë dhe ndjesë, do të ulnit stivën e ligësive, të këqijave, krimeve dhe denjësinë e ferrit për shpirtrat tuaj, nëse nuk vazhdoni t'i gënjeni fëmijët tuaj, nipër e mbesa, lindur pas vitit 1985, se “Enveri ishte kolos, klasiku i gjallë apo i fundit i marksizëm-leninizmit, udhëheqës legjendar, shqiptar i madh”..., kur në të vërtetë ai u bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve gjëma të shumta e të mëdha, me rrjedhoja të përjetueshme e ndikuese edhe sot, sa me shumë gjasa nuk do t’ua bënin as Serbia dhe Greqia me ushtri!!!

Përfundimi i logjikshëm del lehtësisht! Shumica e shqiptarëve nuk kanë arsye zemrash ta ndjejnë dhe festojnë si ditë feste 29 nëntorin 1944! Kështu që mbetet të urojmë me gjithë zemër e me zë të lartë: GËZUAR 28 NËNTORIN!

Heute können Sie lesen Stöbern Sie in den Covern