Beyer meets with Ambassador Ajeti, discusses Kosovo's European perspective and relations with Germany

Top Story

Beyer meets with Ambassador Ajeti, discusses Kosovo's European perspective and relations with Germany

Russia: A.M. Me: November 27, 2026 Në ora: 15:49
Peter Beyer, Faruk Ajeti

Deputeti gjerman Peter Beyer ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ku kanë diskutuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Beyer ka theksuar se një Kosovë stabile, demokratike dhe e orientuar fuqishëm drejt Evropës është në interesin strategjik të Gjermanisë.

Ai ka theksuar se për arritjen e këtij qëllimi nevojitet përparim konkret në integrimin evropian dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Një Kosovë stabile, demokratike dhe e rrënjosur fuqishëm në Evropë është në interesin tonë strategjik. Kjo kërkon përparim konkret në integrimin evropian dhe në procesin e normalizimit me Serbinë”, ka shkruar Beyer.

Takimi vjen në kuadër të kontakteve diplomatike për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës.

Today you can read Browse the covers