AFF appoints referees for Vora - Teuta

football

AFF appoints referees for Vora - Teuta

Me: November 28, 2026 Në ora: 12:06
Photo illustration

Vora dhe Teuta do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Vorës dhe do të nisë në orën 13:30. 

Për këtë përballje, FSHF ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vënë drejtësi. Kryesor është emëruar Olti Çela, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Denis Reexha dhe Xhuljo Mani. Arbitër i katërt, sakaq, është vendosur Gerard Çokaj. Në sistemin VAR do të mbikëqyr Kreshnik Bajramaj, ndërsa në aVAR, Eldorjan Hamiti. 

Sfida mes Vorës dhe Teutës i vendosë të dyja skuadrat me objektivin e qartë për të marrë maksimumin e pikëve.

Vorakët duan reagim pas oshilacioneve me rezultatet, ku vetëm fitorja do t'i nxirrte nga pozita e vështirë ku ndodhen. Sa i përket durrsakëve, ulja e distancës me pikë është kusht për të qëndruar në afërsi me garën prë titullin.

Vora - Teuta 

Arbitër kryesor: Olti Çela

Asistenti i parë: Denis Rexha

Asistenti i dytë: Xhuljo Mani

Arbitër i katërt: Gerard Çokaj

VAR: Kreshnik Barjamaj

aVAR: Eldorjan Hamiti

Today you can read Browse the covers