Ja emrat që do të likuidoheshin nga organizata “Syri i Popullit”

Aktuale

Ja emrat që do të likuidoheshin nga organizata “Syri i Popullit”

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:32
Personat që janë cak i ekzekutimit

Për organizatën “Syri i Popullit”, e cila ka marrë përsipër atentatin kundër avokatit Azem Vllasi, sigurisht keni dëgjuar. Por, ajo që ishte plotësisht sekret, ishte lista e personave që ishin cak i saj për ekzekutime.

Gazeta Fjala ka siguruar këtë listë me emrat e mbi 30 figurave publike në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, të etiketuar si “Tradhtarë”, që duhet ekzekutuar nga Lëvizja “Syri i Popullit”.

Në të gjenden emrat e politikanëve prej viteve të 80-ta, politikanë të qeverisë në ekzil dhe të fondit të 3 përqindëshit të përfshirë aty me arsyen “përfitues prej djersës së popullit në diasporë”, pastaj politikanët e Grupit të Unitetit 2005-2007, me arsyen se ishin “pranues të dokumentit antishqiptar të Ahtisaarit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, e kreu i AKR-së Behgjet Pacolli janë vetëm disa nga personat që ishin cak i ekzekutimit.

Gjithashtu, në këtë listë gjenden edhe personat kyç që janë marrë me decentralizimin dhe enklavat serbe. Por, edhe politikanë të opozitës së tashme dhe njerëz të mediave e publicistë.

Kjo organizatë, sipas vetë projekt-prememorjes së saj të cilën e ka siguruar media, për të “vrarë tradhtinë”, ka pasur për detyrë të bëjë atentate mbi zyrtarë shtetëror dhe politikanë në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore.

Gjithashtu, ashtu siç edhe u veprua pas atentatit mbi avokatin Azem Vllasi, pas çdo aksioni të tyre, duke dhënë arsyet e veta, kjo organizatë kishte planifikuar të lëshonte edhe komunikata për të marrë përgjegjësinë për ekzekutimet që do i bënin.

Lëvizja “Syri i Popullit”, sipas përshkrimit në këtë prememorje, ka vëzhguar në mënyrë sistematike të gjitha personalitetet publike, në gjithë hapësirën shqiptare (edhe në Shqipëri), pushtetin lokal dhe qendrorë, si dhe klerikët fetarë.

“Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar. Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të tjera në prememorjen e organizatës “Syri i Popullit”.

Përveq kësaj, në dokument thuhet se kjo organizatë është mjaftë mirë e organizuar që nga Shtabi i përgjithshëm e deri tek grupet guerile.

“Syri i Popullit”, thuhet të jetë krijuar nga Lëvizja për Ribashkim Kombëtar (LPRK), për shkak se sipas përshkrimit të organizatës, ishte imperativ i kohës dhe domosdoshmëri.

Media siguruar edhe listën e delegatëve të Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar, të nënshkruar nga vetë delegatët me stilolaps.

Në emër të angazhimit për bashkim kombëtar, LPRK dyshohet se me ide radikale po i nxitë anëtarët e vet për veprime të dhunshme ndaj politikanëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Lista me emrat për likuidim e Organizatës “Syri i Popullit” në Kosovë:

 

Bujar Bukoshi – Përfitoj prej djersës së popullit në diasporë

Isa Mustafa - Përfitoj prej djersës së popullit në diasporë

Xhafer Shatri – Ministër i qeverisë në ekzil dhe përfitoj prej djersës së popullit në diasporë

Halil Bicaj – Ministër i qeverisë në ekzil dhe përfitoj prej djersës së popullit në diasporë

Azem Vllasi –Tradhtar

Kaqusha Jashari –Tradhtar

Asllan Sllamniku –Tradhtar

Grupi i Unitetit 2005-2007 (pranuesit e dokumentit antishqiptar të Ahtisaarit):

Fatmir Sejdiu –Tradhtar

Hashim Thaçi –Tradhtar

Nexhat Daci–Tradhtar

Bajram Kosumi–Tradhtar

Veton Surrroi–Tradhtar

Blerim Shala –Tradhtar

Agim Çeku –Tradhtar

Përgjegjësit për decentralizimin dhe enklava serbe:

Lutfi Haziri – Përgjegjësit për decentralizimin/tradhtar

Hajredin Kuçi – Përgjegjës për ndryshimet kushtetuese për serbët/tradhtar

Enver Hoxhaj – Përgjegjës për të drejtat e pakufishme për serbët/tradhtar

Eqrem Kryeziu –Zëdhënës i dokumentit të Ahtisarit/tradhtar

Behgjet Pacolli –Shërbëtor i Rusisë/tradhtar

Ramiz Kelemndi  -Bashkëpunëtori I vëllezërve Kariqi/tradhtar

Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit

Jakup Krasniqi - Kryetar i mëhershëm dhe mbështetës I flakët I pakos së Ahtisaarit

Xhavit Halili – Nënkryetar i Kuvendit

Fatmir Limaj – Deputet dhe zhvatës i popullit

Muart Meha – Falës I tokës shqiptare Malit të Zi

Shpend Maxhuni –Shërbëtor i të gjithë pushteteve

Baton Haxhiu –Bashkëpunëtor dhe spiun i Stanishiqit

Berat Buzhala – Familje kolaboracionistësh

Halil Matoshi – Mohues i identitetit kombëtar

Bajrush Morina –Bashkëpunëtor i regjimit të Milloshoviqit.

Lista për likuidim në Ilirisë dhë Kosovë Lindore:

Ali Ahmeti

Musa Xhaferi

Rafis Aliti

Talat Xhaferi

Menduh Thaçi

Riza Halimi

Jonuz Musliu

Ragmi Mustafa

Shqiprim Afrii

                                                                                                             Lëvizja SYRI I POPULLIT

                                                                                                               Shtabi Qendror

Datë 13.01.2016                                                                                  Përpilusi: Sakati

Projekt-promemorje

Populli shqiptar, në fund të Shekullit 20 dhe në fillim të Shekullit 21, me Ushtritë e saja çlirimtare bëri tri luftëra, për të ndryshuar gjendjen prej robit. Këto luftëra çlirimtare ishin:

1.            Lufta ne Kosove, e udhëhequr nga Ushtria çlirimtare të Kosovës(UÇK), kundër okupatorit serb (1998-1999);

2.            Lufta në Presheve, Medvegje dhe Bujanoc, e udhëhequr nga Ushtria çlirimtare e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit(KPMB), kundër Serbisë vrastare (2000-2001);

3.            Lufta në 1R1M, e udhëhequr nga Ushtria çlirimtare Kombëtare (UV), kundër shtetit artificial dhe kolonial sllavo - maqedonas (2001).

Duke e ditur se të

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngushtë me shërbimet antishqiptare të shteteve europiane,

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fyt me korrupsion dhe me krime të organizuar,

Duke e ditur se këto dy kategori të

Organizata: Lëvizja

Organizata, është mirë e organizuar. Ka Shtabin Qendror, ku në të përfshihen: Grupi Politik dhe Grupi i Operatives. Ka Grupet Guerile (GG) në gjithë hapësirën shqiptare.

Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar.

Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.

Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtueseve.

Ekzistimi i Organizatës është në favor të popullit shqiptar dhe të tjerëve!

Derisa Sistemi i Drejtësisë, në gjithë hapësirën shqiptare çalon, Organizata do ti ndëshkojë fajtorët e kësaj gjendjeje katastrofike.

Organizata, në të ardhmen, ka me nxjerrë subjekte politike, me pikëpamje Social-Demokratike në: Maqedoni, Kosove, Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje e Bujanoce), në Mal të Zi (Malësinë e Madhe) dhe në Shqipëri, me të reja e të rinj, mirë të shkolluar dhe pa hipoteka e të së kaluarës. Përgjegjëse të subjekteve, në gjithë hapësirën shqiptare, do te jene sokoleshat shqiptare, pra femra.

Ne organet me Përgjegjësi subjekteve, % do te jete e barabartë, S0% femra dhe 50% meshkuj.

3. Të ne përgatitin kuadra për shtetin, për 15 vjet rresht në:

1. Oficere e oficerë për Shërbime Informative ushtarak dhe civilë.

2. Oficere e oficerë ushtarake.

3. Menaxhues të Arsimit, të gjitha niveleve.

4.Menaxhues të Shëndetësisë

5.Finaca

6.Ekonomi

7. Inxhinieri – të gjitha lajmeve

8. Arkitekturë të gjitha niveleve (edhe për ujerat e zeza).

9. Bujqësi

10.Blegtori

11. Pylltari

12. Të ujerave e tij.

Ua lëmë në dispozicion të kontakteve, mes nesh dhe juve, të nderuarën znj. Fitore.

Me shpresë se do të na përkrahini në të gjitha drejtimeve.

Përzemërsisht dhe miqësisht ju përshëndesim!

Prishtinë, 12 Mars 2017                                                        Lëvizja SYRI I POPULLIT

                                                                                                               Shtabi Qendror

                                                                                                                Përgjegjësi:

                                                                                                                   Sakati

Delegatët

Murat Jashari
Rustem Bajraktari
Ismet Krasniqi
Destan ...
Bexhet Luzha
Granit Topluna
Driton Krasniqi
Ali Plava
Bekim Limani
Lazim Ademi
Qenan Beqiri
Xhafer Saliu
Behard Gashi
Nysret Kuleta
Besnik Sallova
Jakup Sallova
Brahim Berisha
Muhamed Igrismta
Fanol Shala
Halim Halimi
Asmir Salihu -Bila
Azem Rama
Deli Emini
Nura Sollova
Fuuk Berisha
Agim Kastrati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat