Dy fjalë nga mërgata

Diaspora

Dy fjalë nga mërgata

Më: 16 tetor 2012 Në ora: 18:58

Sado të flasësh e të shkruash për mërgatën shqiptare të plotë se jep dot asnjë shkrim e asnjë diskutim, pasi te çdo e thënë të mbetet diçka e pathënë, te çdo e shkruar të mbetet diçka e pashkruar dhe nuk mundemi kurrë ti përfshijmë të gjitha peripecitë e jetës ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes me shpresë për të ardhmen. Kur kujtojmë historinë e mërgatës sonë mbushur plot mall e vuajtje, plot dhimbje e zhgënjim është e pamundshme për t’ia gjetur një përgjigje nga ndarjet tragjike që pat brezi të cilin fati e përplasi politikisht nëpër skaje të historisë së shekullit që lamë pas. Jeta shpirtërore e mërgimtareve tanë është tortura plot dhembje, është drama e emigracionit masiv që ata kaluan përtej vatrës, përtej atdheut, për të hyrë në mes të vetmisë e mallëngjimit. Mërgimtaret shqiptarë shumica prej tyre kanë lënë përgjysmë punët, mësimet, studimet dhe janë detyruar të gjejnë strehim në ndonjë vend perëndimor ku përherë do kanë preokupim barrën e dheut t’huaj, kulturën e huaj e shumë faktorë që rëndojnë mbi jetën e kurbetit si: nostalgji e mall për Atdhe, për vendlindje, për familje e që vështirë mundë të kuptohet nga këndi i atyre që nuk e kanë provuar një gjë tillë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat