Ashtu si i ka hije skuadrës kuqezi, Shkëndijes nga Tetova, shpërtheu me lojë e gola në përballje me Vardarin. Shkëndija midis të Shkupit (në stadiumin ‘Telekom Arena’) shënoi fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj skuadrës së mirënjohur maqedone, Vardarit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Shkëndija me një këmbë është në finale dhe favoritë kryesor për ta mbrojtur Kupën, që e fituan një vit më parë. Futbollistët tetovarë dhanë maksimumin dhe bënë me dije se humbja e të dielës së kaluar në Shkup me 3:1 nga Vardari, në kuadër të kampionatit më shumë ka qenë një ditë e keqe!
Futbollisti Besart Ibraimi ka qenë “macja e zezë’ për Vardarin. Ai shënoi dy gola në minutën e 24-të e 45+1 nga penalltia, duke e ngritur epërsinë në 0:2. Pjesa e dytë ka qenë mjaft e mirë, por Shkëndija tregoi lojë të nivelit të lartë. Në minutën e 50-të, Juan Felipe nga penalltia e ngushtoi rezultatin në 1:2. Megjithatë, skuadra shqiptare nuk lejojë të barazohet rezultati, por e thelloi fitoren në 1:3. Ferhan Hasani prej më të angazhuar shënoi në minutën e 75-të. Një fitore e madhe e Shkëndijës, e cila bëri me vaj Vardarin dhe tronditi tifozët ‘Komitët’ maqedonë.