Pas marrjes në pyetje, është liruar "Gold Ag"

Kosova

Pas marrjes në pyetje, është liruar "Gold Ag"

Më: 26 shkurt 2014 Në ora: 21:30

(E plotësuar) -- Sot në mëngjes rap-këngëtari Gold AG është paraqitur në Polici për intervistim.

Pas marrjes në pyetje të reperit Gold AG, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për “Bota sot” tha se është marr në pyetje për veprën penale nxitje të urrejtjes.
“Është marr me autorizimin e prokurorit për lidhur me veprën penale nxitje e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtare, racore, fetarë apo etnik” ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu zëdhënësja e policë ka thënë se pas intervistimit është liruar.
“Me autorizim të prokurorit personi pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt “, tha Ahmeti për Botën Sot.

Deputeti i kuvendit të Kosovës, Amir Ahmeti e ka quajtur turp ftesën e policisë për këngëtarin Arian Agushi i njohur me emrin Gold AG.

“Antiteistet, islamofobet dhe shteti ateist ne aksion "ne gjuajtjen e shtrigave",
(ftesa e policise per Gold AG), turp!” ka shkruar Ahmeti në Facebok.
• Po ashtu ka reaguar edhe analisti Avni Islami i cili ka thënë se Drejtësia në Kosovë po i përdorë standarde të dyfishta. Pasi që marrja në pyetje e reperit Gold AG u kanë e pritshme, por pse nuk është thirrë në polici edhe Milazim Krasniqi pas që i njëjti ka përdorur gjuhë vulgare dhe banale sikurse Gol AG.

“Drejtësia e Kosovës po përdore standarde te dy fishta. Marrja ne pyetje e Reperit Gold Aga nga ana e policisë se Kosovës është kanë e pritshme për shkak te fyerjes rastiste apo për shkak te nxitjes se urrejtës, por është çudi e madhe se pse nuk u thirr ne bisedë ne polici Milazim Krasniqi i cili foli po me te njëjtën gjuhe vulgare e banale mu si Gold Aga, pra si Milazimi si ky reperi janë qytetar te Kosovës dhe para ligjit duhet te jen te barabartë” ka shkruar Islami.

Javën e kaluar reperi Gold AG e ka publikua këngën “Shqiptarë” njëherit ka marrë mbi 1.5 milionë klikime,po ashtu që nga publikimi kjo kanë ka reagime të shumta. A.M

Gold AG ftohet në Polici për publikimin e këngës “Shqiptar"

Pas publikimit të këngës “Shqiptar”, Policia e ka ftuar këtë të fundit që të paraqitet nesër në Stacionin policor numër 2 në kryeqytet.

Lajmin e ka konfrimuar për media, Policia e Kosovës.

Zëdhënësja Flora Ahmeti tha lidhur me rastin janë duke punuar bashkarisht me Prokurorinë.

Gold AG është thirrur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit lidhur me publikimin e këngës “Shqiptar"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat