Në Neumarkt të Gjermanisë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë siç kanë raportuar mediet gjermane, por pa treguar identitetin e të vrarëve dhe kryesit të kësaj vepre të tmerrshme. Gazetari i Bota Sot ka arritur sot në qytetin e Neumarkt për të mësuar më hollësisht rreth kësaj tragjedie. Për gazetën “Bota sot” familjarët kanë konfirmuar se është vrarë me thikë djali Ramush Rama 26 vjeçar nga Podujeve dhe babi i tij Bejtush Rama 65 vjeçar. Sipas versionit të familjarëve thuhet se Ramushi i cili është fejuar para pak kohësh donte të takohej me të fejuarën, rreth orës 15.00 kishte mbërritur në banesën e tij dhe brenda banesës ishte vetëm babi i tij, dhe pas një kohe rreth orës 16.15 minuta vrasësi që është nga Prekazi i Skenderajt Sejdi Kodra e ka hapur derën që ende nuk dihet se në çfarë forme dhe papritmas e ka sulmuar viktimën e parë Ramushin dhe i ka shkaktuar plagë të menjëhershme vdekjeprurëse dhe menjëherë ka kaluar në dhomën tjetër ku ka sulmuar edhe viktimën tjetër dhe i ka shkaktuar plagë që nuk ka mundur të mbijetoj. Vrasësi ishte dhëndër i kësaj familje, por ishte ndarë nga gruaja e tij, ishte i njohur për policin për aktivitetet e tij kriminale dhe sipas familjarëve kishte kërcënuar disa herë ish gruan se do ti vras familjarët e saj. Policia e shtetit ende nuk është dal me ndonjë version zyrtar derisa të kryhet obduksioni i dy viktimave.

Familjarë dhe të afërm presin ngushëllime në të pame
