Greqi, arrestohet shqiptari me 4.8 kg heroinë të pastër - Bota Sot
Greqi, arrestohet shqiptari me 4.8 kg heroinë të pastër

Kronikë e zezë

E premte, 15 dhjetor 2017

Greqi, arrestohet shqiptari me 4.8 kg heroinë të pastër

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:56
Droga e konfiskuar

Një shtetas shqiptar, 24 vjeç, është arrestuar prej antidrogës greke, në vendin e quajtur Etoliko, në zonën e Mesologjit, në perëndim të Greqisë.

Sipas antidrogës së Korfuzit, u bë e mundur arrestimi i trafikantit në ishullin e Korfuzit.

Pas hetimeve rezultoi se 24-vjeçari e fshihte lëndën narkotike në banesën e prindërve të tij. 

Policia thotë se sasia prej 4.8 kilogramë heroinë e pastër ishte e fshehur në 11 paketa të vendosura në një vend të fshehtë të banesës. 

Dyshohet se ai ishte pjesë e një organizate që trafikonte lëndën narkotike në gjithë Greqinë. 24-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Korfuzit, që vendosi ta lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test