Çmimi ndërkombëtar i Dubait iu nda Myftiut Tërnava

Lajme

Çmimi ndërkombëtar i Dubait iu nda Myftiut Tërnava

Më: 3 mars 2012 Në ora: 20:25

Me ftesë të ministrit për Çështjet Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Dr. Hamed al Shejbani, Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron për vizitë zyrtare në këtë vend, ku është prit me nderime të larta nga ministri Dr. Hamed al Shejbani, me të cilin po ashtu ka patur një bisedë të ngrohët e vëllazërore.

Në takim, Myftiu Tërnava edhe njëherë ka falënderoi qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.

“Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është shteti i parë arab, që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe për këtë i gjithë populli ka konsideratë të veçantë për shtetin tuaj”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Gjatë takimit dy palët u dakorduan që edhe më tej të thellojnë marrëdhëniet mes Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe ministrisë së Çështjeve Fetare të EBA-ve.

Për këtë qëllim u tha që në të ardhmen të shkëmbehen vizita si dhe të shfrytëzohen përvojat e dy vendeve në të mirë të të dy popujve.

Gjatë vizitës në Dubai, Myftiu Tërnava është takuar me këshilltarin e guvernatorit të Dubait, Muhamed Rashid el Maktoum, Ibrahim Abu Milha, i cili njëherësh është edhe kryetar i Çmimit ndërkombëtar për Kuranin Fisnik që ndan Dubai.

Me këtë rast Myftiu Tërnava u dekorua me këtë çmim prestigjioz. Po ashtu, Myftiu Tërnava u takua me ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Hamdan bin Rashid al Maktoum, i cili është edhe zëvendësguvernator i Dubait.

Ministri Hamdan bin Rashid al Maktoum i ka shpreh Myftiut Tërnava gatishmërinë e plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që edhe me tutje të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në fusha të ndryshme si: në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Pas takimit, Myftiu Tërnava bashkë me ministrin Hamdan bin Rashid al Maktoum morën pjesë në inaugurimin e librit më të madh në botë kushtuar personalitetit më të ndritur dhe me më ndikim në botë, Muhamedit a.s., libër ky, i cili hyri edhe në rekordin botëror, si libri më i madh në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat