Zyrtare, ja çka thonë nga LR-PDSH për gjendjen e Ziadin Selës

Maqedonia

Zyrtare, ja çka thonë nga LR-PDSH për gjendjen e Ziadin Selës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:53
Ziadin Sela

LR PDSH informon te gjithë anëtarët, simpatizantët e partisë si dhe te gjithë qytetaret shqiptare, brenda dhe jashtë shtetit, që gjendja shëndetësore e liderit te LR PDSH-se, z.Ziadin Sela është stabile dhe jashtë rrezikut për jete.

Çdo lajm tjetër i cili është i plasuar ne media dhe portale te ndryshme, nuk është asgjë tjetër pos një dezinformate dhe spekulim.

Në këto momente te vështira, LR PDSH apelon deri tek te gjithë qytetaret shqiptare qe te ruajnë gjakftohtësinë dhe mos bien pre e provokimeve te grupeve barbare dhe huliganeve te cilët qarkullojnë ne Shkup dhe qytete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat