Lata, zgjeron dhe asfalton aksin rrugor ndërkombëtar Dibër-Bllatë

Maqedonia

Lata, zgjeron dhe asfalton aksin rrugor ndërkombëtar Dibër-Bllatë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:49
Pamje nga aksioni

Një nga premtimet e kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata ne zgjedhjet e kaluara lokale, nën moton "Për Dibrën europiane", ishte zgjerimi dhe asfaltimi i aksit rrugor ndërkombëtar Dibër-Bllatë. Ky premtim tani u bë realitet dhe sot përfunduan punimet, me çka u asfaltua i gjithë aksi prej 5 km i rrugës më të rëndësishme për qytetin e Dibrës, njoftojnë nga Komonuna e Dibrës.

"Me rikonstruimin dhe asfaltimin e asaj rruge, e cila do të jetë edhe pjesë e Rrugës e Arbërit, përveç levërdisë që do të ketë në aspektin ekonomik për dy pjesët e kufirit, ajo do të ndikojë në ribashkimin e shpirtërterave të qenies dibrane të ndarë padrejtësisht në kufij politik. Vazhdojmë më tej drejt Dibrës Europiane", thehet në njoftimin e Komunës së Dibrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat